Flash

Nuk i justifikon, sekuestrohen pasuritë e ish-drejtorit të Tatimeve në Vlorë

Lapsi.al 5 December 2022
Nuk i justifikon, sekuestrohen pasuritë e ish-drejtorit të Tatimeve

Prokuroria Vlorë ka sekuestruar pasuritë e shtetasit Edison Frakulla. Ai është dënuar më parë për veprën penale të “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”. Frakulla është dënuar me 16 muaj burgim dhe 1 milion lekë gjobë. Ndërkohë, në përfundim të verifikimeve ka rezultuar se shtetasi Edison Frakulla ka në pronësi dhe disponon pasuri që nuk justifikohen nga të ardhurat e ligjshme. Duke qenë se për pasuritë e tij ekziston rreziku për humbjen, marrjen apo për transferimin e saj tek persona të tjerë, me qëllim për të bërë të pamundur konfiskimin e këtyre pasurive, ajo janë sekuestruar nga autoritete.

Për rrjedhojë, është kërkuar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, sekuestrimi i pasurive, si më poshtë:

1. Pasuria nr.6/1 ZK 1012 Aliban Vlorë, vol 1 faqe 98 llojit tokë Arë me sip 2900 m2, blerë nga shtetasi E. F., shtetasit Dh.Q., etj, sipas kontratës nr 952 rep 436 kol datë 08.04.2015, për vlerën e 800.000 Lekë.

2. Pasuria nr 109/239+2-6, vol 46 fq 14, ZK. 3292 Tiranë, e llojit apartament me sip 49.30 m2 dhe verandë me sip 21.8 m2, blerë sipas kontratës nr.615 rep 182 kol, datë 22.02.2019, për vlerën e 49,690 Euro, regjistruar në emër të E. F.

3. Pasuria nr 109/239+2-5, vol 46 fq 13, ZK 3292 Tiranë, e llojit apartament me sip 81 m2, blerë sipas kontratës nr.615 rep 182 kol datë 22.02.2019, për vlerën e 56,710 Euro, regjistruar në emër të E. F.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë ka pranuar kërkesën dhe ka vendosur masën e sekuestros mbi pasuritë e mësipërme.

Të këshilluara

Berisha flet për akuzat në Primaret e PD

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka folur për akuzat e disa kandidatëve në Primaret për manipulime apo përcaktim të fituesit nga qendra. Berisha i ka hedhur posht...

21:39

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI