Flash

Inceneratori i Fierit/ Si e fali SPAK kryebashkiakun Armando Subashi

Lapsi.al 5 December 2022
Inceneratori i Fierit/ Si e fali SPAK kryebashkiakun Armando Subashi

Prokurorët e SPAK mbyllën hetimet për inceneratorin e Fierit, ku është marrë i pandehur ish-ministri Lefter Koka, ish-deputeti i PS-së, Alqi Bllako dhe 11 persona të tjerë të akuzuar për shpërdorim detyre. Ata akuzohen për përfitimin e miliona lekëve me faturat fiktive të inceneratorit të Fierit nëpërmjet një skeme mashtrimi.

Por në përfundim të hetimit është lënë jashtë implikimi i kryetarit të Bashkisë së Fierit, Armando Subashi. Kryebashkiaku u mor në pyetje nga SPAK në muajin shkurt të këtij viti. Dëshmia atëherë zgjati për rreth 3 orë. Në një prononcim të shkurtër pasi doli nga SPAK, Subashi tha: “Dhashë shpjegime për inceneratorin e Fierit. Do vij sa herë të më thërrasë prokuroria. Nuk mund të flas më shumë se është çështje në hetim. Kam 2 ose 3 orë që jam dëshminë time, jo më shumë”.

Por për çfarë e akuzoi opozita Armando Subashin?

Çështja ishte se Bashkia e Fierit vendosi të përcaktojë një pronë private për ndërtimin e inceneratorit të Fierit, ndërkohë që kishte në dispozicion toka shtetërore. Pra, megjithëse mund të kursente para për ngritjen e inceneratorit, Bashkia e Fierit vendosi të shpenzojë jo pak por rreth 460 milion lekë për dëmshpërblime.

Vendi për ndërtimin e incineratorit ndryshoi 3 herë, nga fshati Plyk, pastaj në Mbyet dhe më pas në Mbrostar. Dokumentat, që dolën në media treguan se Bashkia e Fierit kishte në dispozicion truall shtetëror, megjithatë vendosi ndërtimin e inceneratorit në tokë private. Në dokumentin poshtë tregohet se ishin 6 mundësi të zgjidhje tokë shtetëtore.

Toka private u kompensua në një vlerë prej 460 milionë lekësh. (Dokumenti poshtë)

Vendimi që u mor për të paguar qindra miliona lekë për vendin ku do të ndërtohej inceneratori i Fierit, hodhi dyshime për kryetarin e Bashkisë. Për të kursyer paratë e taksapaguesve ai duhet të kishte zgjedhur një nga pronat e lira, në dispozicion, përndryshe ka krijuar një dëm ekonomik.

Gjatë Komisionit Hetimor për inceneratorët, Subashi tha se "Meqë jemi te meraku i madh se këtu është bërë një dëm ekonomik që është vendosur nga këtu, dhe diku tjetër, them se këtu nuk bëhet fjalë për tokë shtet. Ky impiant do të ndërtohej këtu dhe jo atje. në total vlera e shpronësimit do të shkonte në mbi 50 mln lekë. Këtu do të ishte vlera e shpronësimit më e madhe. Kurse këtu ku e kemi është 46 mln lekë"

Megjithë akuzat dhe dokumentat e publikuara, Subashi nuk është marrë përgjegjës për vendimin që u kushtoi 460 milion lekë banorëve të Fierit. Ende nuk dihet pse prokurorët u tërhoqën linja e hetimit të kryebashkiakut të Fierit./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI