Flash

Fillon zbatimi i çmimit të ri për naftën ruse, Moska kundërshton

Lapsi.al 5 December 2022
Fillon zbatimi i çmimit të ri për naftën ruse, Moska

Sot hyn në fuqi vendimi i vendeve perëndimore për të vendosur një tavan për çmimin e naftës që Rusia mund të eksportojë. Australia, Britania, Kanadaja, Japonia, Shtetet e Bashkuara dhe 27 vendet e Bashkimit Evropian ranë dakord të premten të kufizojnë çmimin për naftën ruse në 60 dollarë për fuçi. Masa e re kufizuese synon të frenojë ekonominë ruse dhe të zvogëlojë më tej aftësinë e saj për të financuar luftën në Ukrainë. Moska ka thënë se nuk do ta respektojë vendimin dhe do e shesë naftën e saj me çmimin e tregut.

Anijet transportuese të naftës, që janë nisur të hënën nga portet ruse, përballen me një udhëtim të pasigurt.

Sipas vendimit të javës së kaluar, kompanitë e sigurimit dhe kompanitë transportuese të naftës do të lejohen të tregëtojnë naftën ruse vetëm nëse ajo shitet me çmimin tavan prej 60 dollarësh. Shumica e kompanive të sigurimit janë me seli në Evropë dhe në Britanin ë e Madhe.

Nafta ruse edhe tani shitej me një çmim rreth 65 dollarësh për fuçi, shumë më ulët sesa çmimi i tregut që të premten ishte 85.42 dollarë për fuçi

“Para pushtimit rus të Ukrainës, BE-ja plotësonte një të katërtën e nevojave të saj për naftë nga Rusia. Eliminimi i këtyre importeve është një hap i madh për Evropën. BE-ja ishte gjithashtu tregu më i madh i eksportit për Rusinë dhe ka mbetur i tillë, deri tani”, vlerëson analisti kryesor i Qendrës për Kërkime mbi Energjinë dhe Ajrin e Pastër, Lauri Myllyvirta.

Kufizimi i çmimit synon të shtojë presionin ekonomik mbi Rusinë dhe të zvogëlojë aftësinë e saj për të financuar luftën në Ukrainë.

Rusia thotë se nuk do t'i përmbahet vendimit edhe nëse duhet të zvogëlojë prodhimin, ndërsa presidenti rus, Putin paralajmëroi se vendimi do ndëshkojë vendet e varfra.

“Nëse vendosen kufizime artificiale të çmimeve të naftës ruse ose vendeve të tjera, kjo në mënyrë të pashmangshme do të përkeqësojë klimën e investimeve në sektorin global të energjisë dhe më pas do të çojë në mungesë globale të burimeve energjetike dhe kostoja e tyre do të rritet. Kjo pra do të godasë shtetet më të varfra”, tha presidenti rus, Vladimir Putin.

Rusia është eksportuesi i dytë më i madh në botë i naftës.

Nafta ka qenë një nga burimet kryesore të fitimeve ruse që nga zbulimi i naftë dhe gazit në Siberi pas Luftës së Dytë Botërore.

Kufizimi i çmimit do të rishikohet nga BE dhe G7-a çdo dy muaj./ VOA

Të këshilluara

Gazetari turk dënohet me gati 300 vjet burg

Një gazetar i shquar turk, i cili u akuzua për shpifje ndaj një grupi radikal të lidhur me Al-Kaedën, që mbështeti Osama bin Ladenin dhe bëri thirrje për xhihad...

11:33

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI