Flash

Deputeti i PD me dy shishe vaji në Kuvend: Prodhimet shqiptare nuk dalin dot as në Kosovë

Lapsi.al 5 December 2022
Deputeti i PD me dy shishe vaji në Kuvend: Prodhimet shqiptare nuk dalin

Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të ngritur problemin e fermerëve që merren me nxjerrjen e vajit të ullirit në vend.

Sula shkoi në Kuvend me një degë ulliri, ndërsa gjatë fjalës së tij, vendosi një shishe vaj ulliri dhe një shishe vaj kikiriku në foltore. Ai tha se çmimi mes dy vajrave është i njëjtë, kjo pavarësisht kostove tepër të larta të nxjerrjes së vajit të ullirit.

Sot një litër vaj ulliri shitet me rreth 350 lekë me shumicë, në disa raste deri në 400 lekë. Sula tha se rrezikon që deri në fund të muajit të ulet edhe më shumë, duke falimentuar shumë fermerë.

“Fshatarët po heqin të zinjtë e ullirit duke prodhuar vajin e ullirit. Unë këtu kam sot një litër vaj ulliri dhe një litër vaj kikiriku, edhe janë të barabartë. Ka fat një person që mund ta shesë me 400 lekë vajin e ullirit. Po ju them që vetëm mbrëmë që unë kam qenë në një fabrikë. Sot aty do të duhet 20 mijë lekë për një punëtor që të shkundër ullirin. E dini që nuk ka njerëz që të mbledhin ullinjtë?

E dini që duart e atyre fshatarëve mezi i mbledhin ato kokra ulliri? E keni parë apo jo çfarë domethënë vuajtje fshati? Zbrisni nga makinat. Kryeministri atë të lobojë nesër, të merret me këtë. Sepse prodhimet shqiptare nuk dalin dot as në Kosovë. Të jeni të sigurtë që të gjithë fshatarët do e mbajnë në shtëpi vajin e ullirit. S’kanë ku ta çojnë, duhen skema të drejpërdreja subvencionesh”, tha ndër të tjera deputeti Sula.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI