Flash

Nuland: Putin, jo i sinqertë për bisedimet e paqes

Lapsi.al 4 December 2022
Nuland: Putin, jo i sinqertë për bisedimet e paqes

Presidenti rus Vladimir Putin nuk është i sinqertë lidhur me mundësinë për bisedimet e paqes me Ukrainën në këtë kohë, tha Zëvendës Sekretarja amerikane e Shtetit për Çështjet Politike,

Victoria Nuland të shtunën pas takimit me Presidentin Volodymyr Zelenskiy dhe zyrtarë të tjerë të lartë ukrainas në Kiev. Diplomatja e lartë amerikane vizitoi Ukrainën për të shprehur mbështetje në një kohë kur Rusia po përpiqet të shkatërrojë infrastrukturën energjetike të vendit.

“Diplomacia është padyshim objektivi i të gjithëve, por duhet të kesh një partner të gatshëm (për bisdedime),” u tha ajo gazetarëve.

“Dhe është shumë e qartë, duke pasur parasysh sulmet ndaj rrjetit energjetik, apo retorikën e Kremlinit dhe në përgjithësi qëndrimet e Moskës, se Putini nuk është i sinqertë apo i gatshëm për një gjë të tillë”, tha ajo.

Presidenti amerikan Joe Biden tha të enjten se ishte i gatshëm të fliste me presidentin Putin nëse udhëheqësi tregonte se ishte i interesuar t’i jepte fund luftës. Por Kremlini tha se Perëndimi duhet të njohë aneksimin nga Moska të katër rajoneve të Ukrainës.

Zonja Nuland tha se ky reagim nga Rusia, tregoi “se ata nuk janë seriozë”.

Zëvendës Sekretarja e Shtetit u takua gjithashtu me kreun e zyrës së Presidentit Zelenskiy, Andriy Yermak, i cili falënderoi Uashingtonin për ndihmën prej miliarda dollarësh që i ka dhënë Ukrainës.

“Fitorja e Ukrainës, për të cilën jemi të sigurt, do të jetë fitorja jonë e përbashkët,” u citua ai t’i thoshte zonjën Nuland./voa/

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI