Flash

Kanye West akuzon Kim për tradhëti

Lapsi.al 4 December 2022
Kanye West akuzon Kim për tradhëti

Kanye West ka deklaruar se dikur "kapi" ish-gruan e tij, Kim Kardashian, me lojtarin e NBA Chris Paul.

Reperi,shkroi se donte të "thente një dritare të fundit" përpara se të largohej nga Twitter.“Para se të dal nga këtu, e kam kapur këtë djalë me Kim”, pohoi fituesi i Grammy. "Natën e mirë."

Tweet-i i West përfshinte një foto të Paul, i cili është i martuar me Jada Crawley që nga viti 2011. Dyshja kanë djalin Christopher, 13 vjeç dhe vajzën Camryn, 10 vjeç. Kardashian, nga ana e saj, u martua me West në 2014 dhe paraqiti kërkesë për divorc nga reperi në shkurt 2021. Por, burime pranë Kim thanë se akuza "nuk është e vërtetë".

Insajderët akuzuan Westin se "sulmoi Kim-in për të ridrejtuar vëmendjen e të gjithëve pas një dite me veprime të çmendura, ku ai ka thënë çdo gjë të urryer dhe ofenduese që mund të ëndërrojë", duke shtuar, "Ajo dëshiron të lihet e qetë në mënyrë që të fokusohet tek fëmijët e tyre.”

Para pezullimit të tij në Twitter, reperi "Stronger" gjithashtu ndau mbështetjen e tij për Balenciaga në mes të skandalit të shtëpisë së modës mbi një fushatë me fëmijë. Elon Musk, i cili bleu platformën në prill, konfirmoi ndalimin e West nga aplikacioni, duke shkruar; "Unë u përpoqa më së miri. Pavarësisht kësaj, ai përsëri shkeli rregullin tonë kundër nxitjes së dhunës.”/Lapsi.al

Të këshilluara

Del në ankand avioni privat i Elvis Presley

Avioni privat i Elvis Presley-t, ka dalë sërish në ankand pasi u braktis në një shkretëtirë të New Mexico-s. Mjeti fluturues Lockheed 1329 Jetstar, i prodhua...

16:09

Ben Affleck sulmon Netflix

Ben Affleck sulmoi së fundmi Netflix duke e krahasuar me një "linjë montimi" që prodhon përmbajtje. “Nëse pyet [bashkëdrejtorin ekzekutiv dhe kryetarin e Net...

11:49

Meghan dhe Harry drejt divorcit?

Disa ditë më parë u publikua traileri i dokumentarit të Princ Harry-t dhe Meghan Markle, i cili pritet të publikohet më 10 janar. Në këtë dokumentar Duka dhe D...

15:19

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI