Flash

Irfan Hysenbelliu: Linda Rama qante, e çova unë tek Ylli Çabiri

Lapsi.al 4 December 2022
Irfan Hysenbelliu: Linda Rama qante, e çova unë tek Ylli

“Nuk është vetëm hakmarrje mediatike, por edhe personale” kështu u shpreh në nisje të intervistës që dha në televizionin e familjes së tij Irfan Hysenbelliu duke iu referuar shkatërrimit të “Prestige Resort” në Golem.

I tronditur nga shpërthimi i godinës, Hysenbelliu ka bërë disa deklarata të forta, ku nuk kurseu as familjarët e Edi Ramës.  Pasi tha se fëmijët e tij i kishte këshilluar të iknin nga Shqipëria, Hysenbelliu pati një mesazh edhe për fëmijët e Edi Ramës.

“Nuk dua që fëmijët e tij, fëmijët e tij, të kenë këto lot, apo gruaja e tij të ketë lot, siç i ka familje ime dhe nusja ime” tha pronari i ish-resortit Prestige.

Në fjalët e tij, Hysenbelliu nuk kurseu as Linda Ramën. Tha se me të kishte pasur njohje të hershme dhe kujtoi kohën kur ajo qante dhe i kërkonte të shkonte tek Ylli Çabiri.

“Më vjen keq për të shoqen e tija. Sepse për të shoqen e tij kam shumë respekt. Dhe kam pas shumë miqësi me të. E kam çuar unë te Ylli Çabiri në punë. E kam punësuar. E kam çuar, e kam punësuar. Qante në atë kohë. E kam çuar unë te Ylli, se nuk e di a e ka memorien Ylli ta mbajë mend, ta pyesë. Po e kam çuar atje, se më thanë që Ylli Çabiri është. E kam çuar unë te Ylli Çabiri I kam ndihmuar, e kam përkrahur. Nuk mendoj që nga burri i saj do merrja këtë përgjigje sot. Besoj se edhe ajo s’do jetë shumë e kënaqur”

Një akuzë e fortë ishte ajo për mënyrën se si Edi Rama i merr vendimet për PPP dhe kullat.

“Ky i jep PPP me një copë letër, 300 milion euro, një milliard euro, nuk e ka problem. Ky ta jep kullën sa të duash, në dy sekonda ta jep. Në dy sekonda” u shpreh Hysenbelliu, që u shfaq i emocionuar gjatë intervistës. “Nuk i besoj syve për atë që ndodhi, nuk e shifja as News dot” u shpreh ai duke e quajtur “të dhimbshme” atë që ndodhi me investimin e tij.

https://lapsi.al/2022/12/04/intervista-e-hysenbelliut-pse-u-prish-pakti-me-edi-ramen/

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI