Flash

Del në ankand avioni privat i Elvis Presley

Lapsi.al 4 December 2022
Del në ankand avioni privat i Elvis Presley

Avioni privat i Elvis Presley-t, ka dalë sërish në ankand pasi u braktis në një shkretëtirë të New Mexico-s.

Mjeti fluturues Lockheed 1329 Jetstar, i prodhuar në vitin 1962 ka qëndruar në një varrezë avionësh në Roswell, New Mexico për më shumë se 35 vite dhe së shpejti mund të fluturojë sërish, nëse blerësi vendos që ta riparojë.Kushdo që bën ofertën më të lartë do të marrë një kopje të marrëveshjes së sigurisë së avionit të nënshkruar nga Presley.

Avioni është një nga tre mjetet fluturuese në pronësi të artistit. Artisti e bleu atë për 840.000 dollarë në vitin 1976, një vit përpara se të ndërronte jetë. Ai u nxor fillimisht në ankand në vitin 2017 për 430.000 dollarë. Veçoritë përfshijnë një pjesë të jashtme të kuqe i, plus tapiceri të brendshme të personalizuara. Ekziston një mikrovalë Kenmore në bord, një televizor me një video player dhe një kasetofon.

“Për dekada të tëra, JetStar i Lockheed ishte avioni ekzekutiv i zgjedhur për personalitete të njohura dhe të famshëm ”, shpjegon listimi.

“Asnjë motor apo pjesë këmbimi nuk do të përfshihet me shitjen e avionit të Elvisit. Ai shërben si një mundësi e jashtëzakonshme restaurimi dhe një shans për të krijuar një ekspozitë unike të Elvisit për të gjithë botën.”Ankandi është caktuar të mbahet më 8 janar 2023./Lapsi.al

[gallery size="medium" ids="782480,782481,782482"]

Të këshilluara

Ben Affleck sulmon Netflix

Ben Affleck sulmoi së fundmi Netflix duke e krahasuar me një "linjë montimi" që prodhon përmbajtje. “Nëse pyet [bashkëdrejtorin ekzekutiv dhe kryetarin e Net...

11:49

Meghan dhe Harry drejt divorcit?

Disa ditë më parë u publikua traileri i dokumentarit të Princ Harry-t dhe Meghan Markle, i cili pritet të publikohet më 10 janar. Në këtë dokumentar Duka dhe D...

15:19

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI