Flash

Britney Spears drejt pajtimit me motrën e saj

Lapsi.al 4 December 2022
Britney Spears drejt pajtimit me motrën e saj

Britney Spears postoi së  fundmi një homazh për motrën e saj, Jamie Lynn Spears.

“Është dita ime, por ti je zemra ime, kështu që unë po mendoj për ty.Urime që je kaq e guximshme, frymëzuese edhe tregove guxim në shfaqjen tënde. Nuk je vetëm. Të  kuptoj sesi ndihesh.Motra ime e vogël!!! Të dua !!!", shkroi Britney në një postim në Instagram.

Deklarata e saj nxiti shumë reagime në internet për shkak të grindjes së gjatë dhe shumë publike të motrave. Në janar, Jamie Lynn mori një letër ndalimi nga avokati i Britney-t përpara turneut të saj të librit për kujtimet e saj, "Things I Should Have Said". Avokati e quajti librin i cili u publikua vetëm dy muaj pasi Britney u lirua nga konservatori i saj 14-vjeçar “të keq" dhe me "pretendime mashtruese ose skandaloze". "Edhe pse Britney nuk e ka lexuar, ajo dhe miliona fansa të saj u tronditën kur panë se si e keni shfrytëzuar atë për përfitime monetare. Ajo nuk do ta tolerojë,", u shpreh ai

Artistja gjithashtu hyri në Instagram disa herë për ta quajtur motrën e saj "llum". Gjithashtu tha në një postim të fshirë se "duhet t'i kishte gjuajtur" motrës së saj  egoiste" dhe mamasë.

Megjithatë, Jamie  tregoi atëherë se akuzat e mediave sociale nuk përputhen me atë që motrat diskutuan privatisht.“Brit, unë jam gjithmonë këtu për ty. Ti e di. Në prapaskenë kam qenë gjithmonë këtu. Është bërë rraskapitëse kur bisedat dhe tekstet që kemi privatisht nuk përputhen me ato që poston në rrjetet sociale”, ka shkruar ajo.

Spears ka kritikuar më parë anëtarët e tjerë të familjes për rolet e tyre në marrëveshjen kufizuese ligjore./Lapsi.al

Të këshilluara

Meghan dhe Harry drejt divorcit?

Disa ditë më parë u publikua traileri i dokumentarit të Princ Harry-t dhe Meghan Markle, i cili pritet të publikohet më 10 janar. Në këtë dokumentar Duka dhe D...

15:19

Ndahet nga jeta aktori Brad William Henke

Aktori, Brad William Henke ka ndërruar jetë në moshën 56 vjecare. Lajmi u konfirmua për E!News nga agjendi i tij, Sherre Cohen. "Brad ishte një njeri jashtëz...

15:12

Harrison Ford rikthehet si Indiana Jones

Harrison Ford është rikthyer sërish për rolin e tij ikonik. Lucasfilm debutoi trailerin e parë për filmin e pestë të Indiana Jones të titulluar Indiana Jones an...

14:10

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI