Flash

Bie poshtë padia e Balenciaga për reklamën e përfolur

Lapsi.al 4 December 2022
Bie poshtë padia e Balenciaga për reklamën e përfolur

Balenciaga ka deklaruar se do të heqë dorë nga padia e saj prej 25 milionë dollarësh kundër prodhuesve të reklamës së përfolur së fundmi.

Shtëpia e modës ngriti padinë një javë më parë kundër një kompanie produksioni dhe skenografi, pasi fushata e saj e pranverës 2023 përfshinte dokumente nga një çështje e Gjykatës së Lartë në lidhje me porn0grafinë e fëmijëve.

Marka u përball gjithashtu me reagime pasi tregonte një tjetër fushatë me fëmijë që mbanin arushë pelushi me veshje robërie. Mirëpo, të premten, Balenciaga tha se po pushonte proceset gjyqësor.

Ndërkohë, drejtori kreativ, Demna, kërkoi falje në Instagram për fushatën.“Dua të kërkoj falje personalisht për zgjedhjen e gabuar artistike të konceptit për fushatën e dhuratave me fëmijët. Marr  përgjegjësinë time”, shkroi stilisti. "Ishte e papërshtatshme që fëmijët të promovonin objekte që nuk kishin të bënin me ta". Demna shtoi se megjithëse dëshiron "të provokojë një mendim" në fushata, "kurrë nuk do ta bënte këtë me një gjë kaq të tmerrshme. Subjekt si abuuzim me fëmijët.” Unë duhet të mësoj nga kjo. Të dëgjoj dhe të angazhohem me organizatat për mbrojtjen e fëmijëve . Të kontribuoj dhe ndihmoj në këtë temë të tmerrshme." Kërkoj falje kujtdo që është prekur nga pamjet. Balenciaga ka marrë masa jo vetëm për këtë ngjarje por që situata të tilla mos të ndodhin më në të ardhmen dhe të mbrojmë fëmijët./Lapsi.al

Të këshilluara

Meghan dhe Harry drejt divorcit?

Disa ditë më parë u publikua traileri i dokumentarit të Princ Harry-t dhe Meghan Markle, i cili pritet të publikohet më 10 janar. Në këtë dokumentar Duka dhe D...

15:19

Ndahet nga jeta aktori Brad William Henke

Aktori, Brad William Henke ka ndërruar jetë në moshën 56 vjecare. Lajmi u konfirmua për E!News nga agjendi i tij, Sherre Cohen. "Brad ishte një njeri jashtëz...

15:12

Harrison Ford rikthehet si Indiana Jones

Harrison Ford është rikthyer sërish për rolin e tij ikonik. Lucasfilm debutoi trailerin e parë për filmin e pestë të Indiana Jones të titulluar Indiana Jones an...

14:10

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI