Shaqiri hesht tifozerinë serbe pas golit[/caption]
Serbët kaluan shpejt në avantazh me golat e Mitroviç dhe Vlahoviç. Pas golit të dytë, trajneri serb Stojkoviç nuk u përmbajt. Në vend se të festonte kualifikimin, e shfryu dufin duke sharë shqiptarët.
[video width="384" height="848" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2022/12/Stoikovic-shan-shqiptaret-pas-golit-te-dyte-me-Zvicren.mp4"][/video]
Emocionet u bënë të forta. Çdo gol vendoste fatin e secilës skuadër. Kur Embolo barazoi në fund të pjesës së parë, serbët e panë veten sërish jashtë Katarit. Në fillim të pjesës së dytë Feuler e çoi rezultatin 2-3 për Zvicrën.
Pas kësaj, ishte Granit Xhaka që frustrimin e skualifikimit të serbëve ta marrë mbi vete.
Në minutën e 65, ndërsa serbët protestonin ndaj arbitrit për rastin e një penalltie, Xhaka u filmua duke u grinder me stolin e serbëve. Video më poshtë:
[video width="848" height="384" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2022/12/Xhaka-me-shenje-stolit-serb.mp4"][/video]
Rezervat e Serbisë hynë të gjithë në fushë, ndërsa nervozizmi rritej. Pas ndeshjes, kur u pyet për xhestin që i bëri stolit të serbëve, Xhaka tha se kishte qenë një reagim emocional dhe se qëllimi i tij ishte të fokusohej tek futbolli.
“Ishte një lojë me shumë emocione. Ky është futbolli. Ishte rezultat i drejtë. Ne donim të fokusoheshim tek futbolli” tha ai.
Në minutat shtesë kur serbët humbën shpresat se do të kualifikoheshin, ishte sërish Xhaka protagonist i një sherri që mori gati 4 minuta të tjera. Fotot më poshtë tregojnë se lojtarët serbë ishin të gjithë të acaruar, përfshirë edhe kapitenin.
[video width="384" height="848" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2022/12/Sherr-i-Xhakes-ne-minutat-shtese-me-serbet.mp4"][/video]
Në shkallët e stadiumit tensionet ishin po ashtu të larta. Në rrjetet sociale tifozët serbë u shfaqën me thirrjet për vrasjen e shqiptarëve.
Gjithsesi mediat zviceriane në fund kanë glorifikuar dy lojtarët kryesorë që i dhanë kualifikimin dhe ata janë Shaqiri dhe Xhaka./Lapsi.al [gallery link="file" columns="1" size="full" ids="782271,782272,782273,782274,782275,782276,782277,782278,782279" orderby="rand"]Serbia's fans chanting "Kill, kill, kill Albanians [using a slur]" during the Switzerland-Serbia match. @FIFAcompic.twitter.com/I70yLVVmQv
— Admirim (@admirim) December 2, 2022