Flash

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi*

Udhëheqësit rusë mund të ndiqen penalisht për agresionin në Ukrainë

Lapsi.al 3 December 2022
Udhëheqësit rusë mund të ndiqen penalisht për

Ukraina dhe aleatët e saj thonë se sulmi i Rusisë në shkurt ishte një krim agresioni. Në statutin e Kombeve të Bashkuara kjo është e përcaktuar si përdorim i paligjshëm i forcës kundër një shteti tjetër. Bashkimi Evropian tha të mërkurën se Moska duhet të mbajë përgjegjësi.

“Po propozojmë krijimin e një gjykate të specializuar të mbështetur nga Kombet e Bashkuara për të hetuar dhe ndjekur penalisht krimin e agresionit rus”, tha Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Evropian.

Gjykata Ndërkombëtare Penale tashmë po heton krimet e dyshuara ruse të luftës. Këtu përfshihet edhe  ndalimi arbitrar dhe vrasjen e civilëve, torturën, përdhunimin dhe sulmet ndaj infrastrukturës civile të Ukrainës. Por Rusia nuk e njeh gjykatën, thotë për Zërin e Amerikës, avokati Frank Ledwidge.

“Gjykata Ndërkombëtare Penale përballet me një sërë problemesh juridiksioni. Veçanërisht në lidhje me krimin e agresionit.”

Hapi i parë për ngritjen e një gjykate speciale do të ishte paraqitja e një rezolute në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

“Rusia do t’i vërë veton ndoshta edhe Kina. Pastaj do të kalojë për votim në Asamblenë e Përgjithshme. Në votim ndoshta mund të marrin shumicën. Kështu që do të krijohet një gjykatë e posaçme me mbështetjen e OKB-së”, thotë zoti Ledwidge.

Mbledhja e provave do të ishte komplekse dhe kërkon kohë.

“Ata duhet të gjejnë prova që lidhin Putinin me forcat e tij usharake, çka do të ishte shumë e lehtë. Për vartësit e Putinit të përfshirë në krimin e agresionit, do të duhet gjithashtu të sigurohen prova sekrete, dhe rrjedhimisht marrëveshje që provat të paraqiten në gjykatë, siç ndodhi në rastin e ish-Jugosllavisë”, thotë Frank Ledwidge, avokat dhe hetues i krimeve të luftës

Rusia këmbëngul se çdo gjykate për të hetuar ndërhyrjen e saj në Ukrainë do t’i mungonte legjitimiteti.

Zoti Ledwidge ndihmoi në mbledhjen e provave në ish-Jugosllavi për ndjekjen penalisht të krimeve kundër njerëzimit të ish-presidentit Slobodan Millosheviç në vitin 2001.

“Sigurisht, diktatori rus do të reagojë me përqeshje. Kështu verpoi edhe Millosheviçi. Buzëqeshjet u fshinë shpejt nga fytyra e Millosheviçit dhe bandës së tij dy vjet më vonë kur ra qeveria e tij dhe ai përfundoi në Hagë. A do të ndodhë e njëjta gjë me Putinin? Le të shohim”.

Viti 1945 ishte hera e fundit që u krijua një gjykatë për të hetuar krimin e agresionit, gjatë gjyqeve të Nurembergut në fund të Luftës së Dytë Botërore. Përkrahësit e krijimit të gjykatës së posaçme thonë se është jetike që Rusia të mbahet përgjegjëse./ Zëri i Amerikës

Të këshilluara

BE vendos çmim tavan për naftën ruse

Shtetet anëtare të Bashkimit Europian kanë rënë dakord të vendosin një kufi prej 60 dollarësh për fuçi për naftën ruse pasi Polonia, e cila po rezistonte, i dha...

20:28

ide

Përçmimi si model qeverisje 

I mësuar me, dhe i rrethuar nga, servilë Rama ka humbur aftësinë të përballet me qytetarët e lirë

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI