Flash

Protesta e 6 dhjetorit/ Si u çakordua shteti i rilindjes

Lapsi.al 3 December 2022
Protesta e 6 dhjetorit/ Si u çakordua shteti i rilindjes

Qeveria Rama ka ndryshuar me 180 gradë vijësjelljen ndaj protestës që opozita ka vendosur të mbajë në 6 dhjetor. E shpallur fillimisht si një problem i rëndë politik, ajo po trajtohet, ditët e fundit, si një telash logjistik.

Kur Sali Berisha shpalli për herë të parë se PD do të manifestonte në ditën kur në Tiranë do të mbahej samiti i përbashkët i vendeve të BE me Ballkanin perendimor,  Lapsi.al njoftoi seEdi Rama në grupin e whatsap-it të përbashkët, i udhëzoi ministrat ta denonconin fort këtë aksion (shiko linkun poshtë).

Lexo me tej:

Protesta e paralajmëruar Berishës alarmon Ramën, zbardhet porosia për ministrat

Menjëherë erdhën me radhë denoncimet e njëpasnjëshme për një akt antishqiptar, për një turp që nuk e meriton Shqipëria, për thyerje të kanunit dhe mikpritjes shqiptare, për dyshen e rublave që kërkon të na nxjerrë keq para ndërkombëtarëve.

Të gjitha reagimet qenë në një linjë, por interesante është të shikohet postimi i ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi në 19 nëntor. Personi që është përgjegjësi politik për sigurinë e samitit e trajton Sali berishën si konsull famëkeq të Vladimir Putinit dhe i bën thirrje qytetarëve ta braktisin atë.

Por, pasi kaluan rreth tre javë, kjo valë histerie, që u mbajt gjallë dhe nga armata e mercenarëve mediatikë të pushtetit, filloi të shuhej. Për të kuptuar atë mjafton Lapsi.al ka krahasuar qëndrimin haluçinant që ministri i brendëshëm, me porosi të shefit, mbajti muajin e shkuar, me fjalët që tha këtë të shtunë.

Andi Bushati: Debilizimi i debatit publik 

Pas një takimi me drejtorin e policisë, për sigurinë e samitit dhe mitingut ai u shpreh: “Ne asnjëherë s’kemi qenë kundër protestave, gjithmonë e kemi garantuar të drejtën kushtetuese për të protestuar. Kësaj radhe thjesht ka një zonë të kuqe ku do të zhvillohet samiti dhe s’mund të protestohet. Jashtë kësaj zone ne do të marrim gjithë masat që edhe protesta të zhvillohet”.

Samiti i BE, Çuçi: Protesta e opozitës vetëm jashtë perimetrit të sigurisë 

Pra, tani më Çuçi nuk paska probleme me Rusinë, rublat dhe Berishën si vegël të Kremlinit. Ai thjeshtë ka një hall teknik. Po të njëjtin shqetësim logjistik shfaqi edhe drejtori i policisë Muhamet Rumbullaku. "Policia e Shtetit nuk e ndalon absolutisht protestën e lajmëruar, por garanton mbarëvajtjen e saj jashtë perimetrit të sigurisë, pasi Perimetri i Sigurisë është i pacënueshëm dhe i aksesueshëm vetëm nga pjesëmarrësit në Samit dhe nga gazetarët e akredituar. Ne kemi besim se arsyeja do të fitojë mbi emocionet e kujtdo dhe jemi të përgatitur për çdo rast kur do të ndodhë e kundërta”, tha Rrumbullaku.

Çfarë ndodh me Tiranën më 6 dhjetor, tjetër komunikim nga Policia e Shtetit 

Po përse ndodhi kjo piruetë absurde? E para sepse edhe vetë hedhësit e rrufeve e panë se ato nuk ngjisnin tek asnjë mendje normale. Por e dyta, pasi vetë BE, që është më shumë se Edi Rama e interesuar për sigurinë e liderëve të vet, lëshoi një deklaratë për mosndalimin e protestës. “Ne kemi besim se, si mikpritës, autoritetet publike shqiptare do të sigurojnë zhvillimin e sigurt dhe të rregullt të samitit, duke respektuar ushtrimin e ligjshëm të lirive nga qytetarët”, deklaroi zyra e BE në Tiranë, në një prononcim për A2 CNN.

BE për protestën e 6 dhjetorit: Të respektohet ushtrimi i lirive qytetare

Pra ajo e rrëzoi krejtësisht retorikën me konsuj të Kremlinit dhe kërkoi respektimin e të drejtave të protestuesve siç detyron ligji dhe kushtatuta.

Nga ky moment paçavuret e propogandës rilindase filluan të zbehen. Ato dalëngadalë i lanë vendin një tjetër dredhie meskine, asaj për "ruajtjen e perimetrit të sigurisë'. Tashmë fjala nuk qe për agjentë të Moskës, por për opozitarë që mund të krijonin shqetësim në rrugët ku do kalonin delegacionet evropiane. Vetë kjo shfryrje e trajtimit të një problemi politik, me një mendësi teknike policore tregon se qëllimi i vërtetë mbetet pengimi me çdo kusht i një manifestimi, që mund të gërvishtë sadopak kartolinën e autokratit shqiptar përkrah liderëve të BE-së. 

©Lapsi.al 

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI