Flash

Gjetja e punonjësve, vetëm 15% e bizneseve i besojnë zyrave të shtetit

Lapsi.al 3 December 2022
Gjetja e punonjësve, vetëm 15% e bizneseve i besojnë zyrave

Kompanitë preferojnë që punonjësit t’i rekrutojnë përmes agjencive private apo universiteteve me njohjet e tyre. Zyrat e punësimit janë më pak të besuara në këtë aspekt. Sipas një ankete të Sekretariatit të Këshillit të Investimeve vetëm 15% e bizneseve përdorin këtë alternativë.

“Agjencitë private dhe universitetet (shkollat publike/private/profesionale) perceptohen si kanalet më të përdorura në gjetjen e fuqisë punëtore. (Vetëm rreth një e pesta e kompanive të anketuara) Ndërsa zyrat e punësimit janë më pak të përdorura. (15% i përdorin)

Ndërkohë, 30% e kompanive (70% prej të cilave sipërmarrës meshkuj) që i janë përgjigjur pyetësorit deklarojnë se asnjëherë nuk kanë menduar të adresojnë nevojën e tyre për punëtorë me institucione që punojnë në këtë drejtim”, thuhet në dokument.

I njëjti dokument nënvizon se ndërsa efektiviteti i përgjithshëm i kanaleve të përdorura nga kompanitë për identifikimin e fuqisë punëtore mbetet përgjithësisht mjaft i ulët, bashkëpunimi/kanali më pozitiv në gjetjen e punonjësve shënohet me universitetet (kryesisht përmes kontakteve individuale me profesorët) dhe agjencitë private të punësimit.

Kompanitë angazhohen për të trajnuar punonjësit e tyre për nevojat dhe pozicionet specifike që kanë.

Nga të dhënat e sondazhit të Sekretariatit të Këshillit të Investimeve rezulton se në përgjithësi kompanitë përdorin burimet e tyre të brendshme për të trajnuar punonjësit e tyre. Kjo pa marrë parasysh ofrimin e trajnimeve profesionale duke përdorur kontraktimin e jashtëm.

“Konsultimet konfirmuan gjithashtu se kompanitë trajnojnë stafin e tyre duke përdorur punonjësit e tyre më të vjetër si trajnerë. Ose ata bëjnë riorganizim dhe/ose zëvendësim të stafit. Kompanitë konsultohen me ekspertë në lidhje me trajnimin që kanë nevojë për këshilla. Por ata e zgjidhin problemin e trajnimit brenda kompanisë së tyre. Ndërsa, në rast të përdorimit të burimeve të jashtme për trajnimin e stafit të tyre, ato përgjithësisht i referohen universiteteve dhe agjencive private të punësimit”, nënvizon dokumenti./ Monitor

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI