Flash

Rama nxjerr shifrat e turistëve në dhjetor si përgjigje për Irfanin

Lapsi.al 2 December 2022
Rama nxjerr shifrat e turistëve në dhjetor si përgjigje për

Kryeministri Rama ka reaguar në një formë cinike për dhimbjen që ka përfshirë mediat e Irfan Hysenbelliut për prishjen e hotelit në Golem.

Ndërkohë që mediat në pronësi të tij, News24 dhe Balkanweb janë përfshirë në një fushatë reklamimi të hotelit Prestige, që e përshkruajnë si një ambjent relaksi me standarte europiane, Rama publikoi një video që thotë se në vendin tonë erdhën gati 6.8 milion pushues, rreth 31% më shumë se një vit më parë.

Video më poshtë:

Mburrja me sukseset e turizmit në fillim të dhjetorit në ERTV nuk është normale. Me gjasë, Rama kërkon të ngacmojë pak dhimbjen e Irfanit, që favoret e hotelit ia donte, por vijën editoriale nuk ia përshtati dëshirave të kryeministrit.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI