Flash

Policia e Kosovës arreston një serb të dyshuar për krime lufte

Lapsi.al 2 December 2022
Policia e Kosovës arreston një serb të dyshuar për krime

Policia e Kosovës e ka arrestuar të enjten një serb të Kosovës me inicialet G.M., nën dyshimet për përfshirje në veprën penale “krime kundër popullsisë civile”.

Përmes një komunikate për media, Policia ka thënë se ekzistojnë informacione se i dyshuari ka qenë pjesëmarrës në këto krime, konkretisht në masakrën e Dubravës në maj të vitit 1999.

Në luftën e zhvilluar në Kosovë më 1998/99, janë vrarë mbi 13.000 civilë dhe mijëra të tjerë janë zhdukur.

Mbi 1.600 persona vazhdojnë të jenë ende të pagjetur – pjesa më e madhe e tyre shqiptarë.

 

Kosova ka shpallur pavarësinë në vitin 2008 dhe njihet nga mbi 100 vende të botës.

Serbia nuk e njeh pavarësinë e saj dhe në Kushtetutë vazhdon ta konsiderojë atë si pjesë të territorit të saj./REL/

Të këshilluara

Vrau gruan shtatzënë, autori ende në arrati

Të mërkurën rreth orës 18:00 u vra një grua shtatzënë në oborrin e Klinikës Gjinekologjike në Prishtinë, ndërsa edhe pas 40 orëve i dyshuari, ish bashkëshorti i...

08:51

ide

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI