Flash

Pezullim nga Twitter për Kanye West

Lapsi.al 2 December 2022
Pezullim nga Twitter për Kanye West

Kanye West ka njoftuar së fundmi mbështetjen e tij për Balenciaga-n pasi shtëpia e modës u kritikua për fushatën e saj reklamuese me fëmijë. Reperi më pas u pezullua përsëri nga Twitter pas disa postimeve të diskutueshme.

“Unë qëndroj pranë Balenciaga-s, denoncoj të gjitha gjuetitë e shtrigave dhe anuloj kulturën Jezusi është Mbret. Trafikimi nuk fillon apo mbaron me një fushatë mode për hir të Zotit,” shkroi ai në Twitter të enjten vonë në mbrëmje.

Ai më pas tha në një postim të dytë në Twitter , i cili shfaqte një foto të tij, “Kurrë mos na ktheni shpinën Demna dhe familjen Balenciaga përgjithmonë Anuloni kulturën Jezus ju lutem shëro”.

Më herët gjatë ditës, reperi kishte ndarë në Twitter një shkëmbim tekstesh me drejtoreshën kreative të Balenciaga, Demna Gvasalia, me të cilën ai ka punuar në projekte të shumta prej vitesh.

Në tekstet e supozuara, Denma iu lut West që t’i kërkonte fansave të tij “të ndalojnë urrejtjen e Denma”, për të cilën ai u përgjigj me “Dashuria shëron gjithçka, Duajeni Denma-n”.

West, e vazhdoi bisedën me një postim në Twitter me një tjetër që shkruhej : “Zoti e do Balenciaga-n. Dashuria është përgjigja. Jezusi është përgjigja. Duke u lutur për të gjithë artistët e pafajshëm dhe njerëzit e bukur që bëjnë veshje që nuk kishin të bënin me reklamat.”

Reperi tha gjithashtu se anulimi i Balenciaga nuk ishte mënyra për t’i dhënë fund trafikimit seksual të fëmijëve.

Në vend të kësaj, ai kërkoi “të hiqte çdo formë pornografie nga Twitter dhe çdo platformë e tillë është produkt i pedofilisë. Kur burrat e rritur shikojnë pornografi, ata po shohin vajzën e dikujt të rijetojë traumat për para”.

Reperi i “Gold Digger” – i cili më parë ka pranuar se kishte një varësi ndaj pornografisë dhe seksit – vazhdoi : “Përdorimi i pornografisë shkatërroi familjen time, por Jezusi do të shërojë gjithçka”.

Të këshilluara

Grabitet dhe dhunohet Rezart Veleshnja

Rezart Veleshnja ka rënë pre e një grabitje në mes të Tiranës. Burime bën me dije se përveç grabitjes, Rezarti edhe është dhunuar nga agresorët. Ngjarja ka n...

14:02

Elton John flet për Dua Lipa: E adhuroj

Elton John ka folur së fundmi për bashkëpunimin, 'Cold Heart' me Dua Lipa. "Unë e adhuroj atë. Ajo është jashtëzakonisht e talentuar. Absolutisht e shkëlqyer...

13:38

Artistët më të dëgjuar në Spotify

Spotify ka lëshuar Spotify Wrapped-in e tij vjetor, duke u dhënë dëgjuesve kudo që janë njohuri për shijen e tyre muzikore në vitin 2022. Përveç statistikave...

12:00

Jim Carrey largohet nga Twitter

Jim Carrey ka zbuluar së fundmi se do të largohet nga Twitter. Ai  ndau një karikaturë të re të animuar me ndjekësit e tij për të shënuar këtë rast. "Unë po ...

11:48

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI