Flash

Nënshkruhet marrëveshja mes Pique dhe Shakira

Lapsi.al 2 December 2022
Nënshkruhet marrëveshja mes Pique dhe Shakira

Sot u nënshkrua më në fund marrëveshja mes Shakirës dhe Pique-s lidhur me kujdestarinë e fëmijëve. Ata hynë dhe dolën veç e veç nga gjykata pas dakordësisë mes tyre.

Daily Mail ka bërë me dije se ligji i jep të drejtën Pique-s të kalojë deri në 10 ditë në muaj me fëmijët e tij.

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga jeta e këngëtares së njohur, Shakira. Së fundmi, mësohet se Shakira ka treguar se marrëdhënia e saj me Pique ka qenë paksa e ftohtë në vitin 2015.

“Nuk kishte asnjë angazhim të fortë midis të dyve dhe ata mund të shiheshin vetëm gjatë pushimeve ose udhëtimeve të shkurtra, qoftë në Barcelonë apo në pjesë të tjera të botës”, ka thënë ekipi mbrojtës i Shakirës, sipas gazetes spanjolle “La Vanguardia”.

Më tej, vetë këngëtarja ka bërë me dije se në fund të vitit 2014, ajo dhe Pique vendosën që të jetonin së bashku në Spanjë.

Por nuk kanë përfunduar sfidat për Shakirën!

Këngëtarja kolumbiane ka akoma një çështje të hapur me autoritetet tatimore në Spanjë, në një gjyq që mund të përfundojë edhe me një dënim me tetë vjet burg për të.

Prokurorët kërkojnë një dënim të ashpër për artisten për një mashtrim tatimor të dyshuar prej 13.9 milionë eurosh.

Së fundmi artistja kolumbiane ka reaguar ashpër ndaj autoriteteve tatimore spanjolle, duke u shprehur ndër të tjera se po “persekutohej” dhe i akuzoi ata për përdorimin e ‘metodave të papranueshme për të dëmtuar reputacionin e saj dhe për ta detyruar atë të arrinte një marrëveshje zgjidhjeje’.

Të këshilluara

Ndahet nga jeta aktori Brad William Henke

Aktori, Brad William Henke ka ndërruar jetë në moshën 56 vjecare. Lajmi u konfirmua për E!News nga agjendi i tij, Sherre Cohen. "Brad ishte një njeri jashtëz...

15:12

Harrison Ford rikthehet si Indiana Jones

Harrison Ford është rikthyer sërish për rolin e tij ikonik. Lucasfilm debutoi trailerin e parë për filmin e pestë të Indiana Jones të titulluar Indiana Jones an...

14:10

Artistet shqiptare në top listat botërore

Artistet me origjinë shqiptare kanë “pushtuar” top-listat dhe klasifikimet botërore, me projektet e tyre. “Billboard Top 100”, ka publikuar së fundmi këngët ...

11:15

Pezullim nga Twitter për Kanye West

Kanye West ka njoftuar së fundmi mbështetjen e tij për Balenciaga-n pasi shtëpia e modës u kritikua për fushatën e saj reklamuese me fëmijë. Reperi më pas u pez...

09:41

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI