Flash

Kanye West mbron Balenciaga pas kritikave për fushatën e saj

Lapsi.al 2 December 2022
Kanye West mbron Balenciaga pas kritikave për fushatën e saj

Kanye West ofroi mbështetjen e tij për Balenciaga pasi shtëpia e modës u kritikua për fushatën e saj të diskutueshme reklamuese me fëmijë.

"Unë qëndroj pranë Balenciaga-s. Denoncoj të gjitha gjuetitë e shtrigave . Trafikimi nuk fillon ose mbaron me një fushatë mode për hir të Krishtit," tha ai në mes të një stuhie në Twitter të enjten vonë në mbrëmje. Ai më pas tha në një postim të dytë në Twitter, i cili shfaqte një foto të tij, “Kurrë mos na ktheni shpinën. Familja Balenciaga përjetë.

Më herët gjatë ditës, reperi kishte ndarë në Twitter një shkëmbim tekstesh me drejtoreshën kreative të Balenciaga, Demna Gvasalia, me të cilën ai ka punuar në projekte të shumta për vite me radhë.

Në tekstet e supozuara, Denma iu lut West që t'i kërkonte fansave të tij "të ndalojnë urrejtjen ndaj saj", për të cilën ai u përgjigj me "Dashuria shëron gjithçka, Duaje Denma".

Kanye e vazhdoi bisedën me një postim në Twitter me një tjetër që thoshte;"Zoti e do Balenciaga. Dashuria është përgjigja. Jezusi është përgjigja. Duke u lutur për të gjithë artistët e pafajshëm dhe njerëzit e bukur që bëjnë veshje .”

Reperi tha gjithashtu se anulimi i Balenciaga nuk ishte mënyra për t'i dhënë fund trafikimit seksual të fëmijëve. Në vend të kësaj, ai kërkoi "të hiqte çdo formë porn0grafie nga Twitter dhe çdo platformë. Pas zhurmës së tij, Twitter-i i tij ishte i kufizuar për 12 orë, njoftoi ai në aplikacionin Truth Social të ish-presidentit Donald Trump.

Sidoqoftë, Elon Musk, postoi se West ishte "pezulluar" nga platforma. “Unë u përpoqa. Pavarësisht kësaj, ai përsëri shkeli rregullin tonë kundër nxitjes së dhunës. Llogaria do të pezullohet”, ka shkruar ai./Lapsi.al

 

Të këshilluara

Ndahet nga jeta aktori Brad William Henke

Aktori, Brad William Henke ka ndërruar jetë në moshën 56 vjecare. Lajmi u konfirmua për E!News nga agjendi i tij, Sherre Cohen. "Brad ishte një njeri jashtëz...

15:12

Harrison Ford rikthehet si Indiana Jones

Harrison Ford është rikthyer sërish për rolin e tij ikonik. Lucasfilm debutoi trailerin e parë për filmin e pestë të Indiana Jones të titulluar Indiana Jones an...

14:10

Artistet shqiptare në top listat botërore

Artistet me origjinë shqiptare kanë “pushtuar” top-listat dhe klasifikimet botërore, me projektet e tyre. “Billboard Top 100”, ka publikuar së fundmi këngët ...

11:15

Pezullim nga Twitter për Kanye West

Kanye West ka njoftuar së fundmi mbështetjen e tij për Balenciaga-n pasi shtëpia e modës u kritikua për fushatën e saj reklamuese me fëmijë. Reperi më pas u pez...

09:41

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

INVESTIGIMI/ Ku u strehua për 3 muaj Ergys Agasi

I akuzuari kyç i aferës së AKSHI, Ergys Agasi qëndroi për tetë muaj në arrati në një godinë në Shkozet të Durrësit, nën mbrojtjen e një organizate kriminale. Edhe pse informacionet për vendodhjen e tij nuk munguan, u desh një rotacion në krye të Policisë së Shtetit për të bërë të mundur arrestimin.

13:35

Me sytë katër

PAPARAZZI