Flash

Fier/ Pezullohen 4 punonjësit e Drejtorisë Rajonale të Shërbimit të Trasportit Rrugor

Lapsi.al 2 December 2022
Fier/ Pezullohen 4 punonjësit e Drejtorisë Rajonale të

Dy persona kanë rënë në pranga pas një hetimi disa mujor të zhvilluar në bashkëpunim me Prokurorinë e Fierit. Të rinjtë, pronarë të bizneseve, janë arrestuar pasi pajisnin drejtuesit e automjeteve me certifikata false të errësimit të xhamave. Nga ky operacion janë arrestuar Vilson Duleviç dhe Xhoniard Aliu. Po ashtu janë pezulluar nga detyra 4 punonjës të DRSHTRR të Fierit. Mësohet se të pezulluarit janë: Reans Stavre, Ibrahim Nallbani, Mariglen Myrtaj dhe Dervish Xhulaj.

Nga veprimet hetimore të kryera, ka rezultuar se shtetasit V. D. dhe Xh. A., përmes bizneseve përkatëse, pajisnin drejtuesit e automjeteve, me certifikata false të errësimit të xhamave, ndërsa 4 punonjësit e pezulluar të Drejtorisë Rajonale të Shërbimit të Trasportit Rrugor Fier, dyshohet se duke pasur dijeni për falsitetin e këtyre certifikatave, vlerësonin automjetet si të rregullta, gjatë kontrolleve që kryenin, në pikat e kolaudimit, në Fier dhe në Lushnjë.

Të këshilluara

Vrau gruan shtatzënë, autori ende në arrati

Të mërkurën rreth orës 18:00 u vra një grua shtatzënë në oborrin e Klinikës Gjinekologjike në Prishtinë, ndërsa edhe pas 40 orëve i dyshuari, ish bashkëshorti i...

08:51

ide

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI