Flash

Fenomeni TikTok, pse po shqetësohet perëndimi

Lapsi.al 2 December 2022
Fenomeni TikTok, pse po shqetësohet perëndimi

Drejtori i FBI-së, Chris Wray po ngre shqetësime për sigurinë kombëtare në lidhje me platformën TikTok, duke paralajmëruar të premten se kontrolli i aplikacionit popullor të ndarjes së videove është në duart e një qeverie kineze “që nuk ndan vlerat tona”.

Zoti Wray tha se FBI-ja ishte e shqetësuar se kinezët kishin aftësinë për të kontrolluar algoritmin e rekomandimit të aplikacionit, “i cili u lejon atyre të manipulojnë përmbajtjen, dhe nëse duan, ta përdorin atë për operacione influencimi”. Ai gjithashtu pohoi se Kina mund të përdorë aplikacionin për të mbledhur të dhëna për përdoruesit e saj që mund të përdoren për operacione tradicionale të spiunazhit.

“Të gjitha këto janë në duart e një qeverie që nuk i ndan vlerat tona dhe që ka një mision që është shumë në kundërshtim me atë që është në interesin më të mirë të Shteteve të Bashkuara. Kjo duhet të na shqetësojë”, i tha zoti Wray një audience në Shkollën e Politikave Publike Gerald R. Ford të Universitetit të Miçiganit.

Këto shqetësime janë të ngjashme me ato që ai ngriti gjatë seancave në Kongres muajin e kaluar kur u ngrit çështja dhe gjatë një dialogu të vazhdueshëm në Uashington rreth aplikacionit.

TikTok është në pronësi të kompanisë ByteDance me bazë në Pekin. Një zëdhënës i TikTok-ut nuk ktheu menjëherë përgjigje për koment të premten.

Por në një seancë dëgjimore të Senatit në shtator, Shefja Operative e TikTok-ut, Vanessa Pappas iu përgjigj pyetjeve të anëtarëve të të dyja partive duke thënë se kompania mbron të gjitha të dhënat e përdoruesve amerikanë dhe se zyrtarët e qeverisë kineze nuk kanë qasje në to.

“Ne kurrë nuk do të ndajmë të dhëna, dhe pikë,” tha zonja Pappas.

E shqetësuar për ndikimin e Kinës mbi TikTok-un, administrata Trump në vitin 2020 kërcënoi se do ta ndalonte aplikacionin brenda SHBA-së dhe i bëri presion kompanisë ByteDance për t’ia shitur platformën TikTok një kompanie amerikane. Zyrtarët amerikanë dhe kompania janë tani në bisedime për një marrëveshje të mundshme që do të zgjidhte shqetësimet e sigurisë amerikane, një proces që zoti Wray tha se po ndodhte nëpër agjencitë qeveritare të SHBA./VOA

Të këshilluara

Tërmeti lëkund Ballkanin

Një tërmet me magnitudë prej 4.4 shkallësh Rihter ka goditur jugun e Bosnje-Hercegovinës rreth orës 21:00. Siç raportohet epiqendra e tërmetit ishte 38 kilom...

22:04

7 të arrestuar në Tiranë, zbardhen detajet

Policia e Tiranës ka arrestuar gjashtë persona në kryeqytet, për vepra të ndryshme penale. Lajmin e bëri të ditur vetë policia, përmes një njoftimi, ku përcakto...

16:36

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI