Flash

Artistet shqiptare në top listat botërore

Lapsi.al 2 December 2022
Artistet shqiptare në top listat botërore

Artistet me origjinë shqiptare kanë “pushtuar” top-listat dhe klasifikimet botërore, me projektet e tyre.

“Billboard Top 100”, ka publikuar së fundmi këngët më të vlerësuara dhe të dëgjuara për vitin 2022. Në kategorinë “Hot Dance/ Electronic Song”, ajo që bie në sy është fakti se tra shqiptare janë renditut në top 10 këngët më të mira.

Vendi i parë i përket këngëtares shqiptare Dua Lipa, me bashkëpunimin e saj me Elton John “Cold Heart.”

Një tjetër shqiptare, që pozicionohet në vendin e katërt është Ava Max, me këngën e saj “The Motto”, në bashkëpunim me Tiesto-n. Ndërkohë Bebe Rexha dhe bashkëpunimi i saj me Dj-n me famë botërore David Guetta-n, “I’m Good”, është në vendin e shtatë.

Vetë Bebe Rexha e ka ndarë postimin në Instastory.

Në mbrëmjen e madhe të “MTV Europe Music Awards 2022” pritet mbizotëruan shqiptarët, pasi që nga prezantuesja, performuesit e deri te të nominuarit – janë artistë me prejardhje shqiptare.

Rita Ora me bashkëshortin e saj, Taika Waititi, ishin prezantues të eventit ndërsa dy artistet e tjera shqiptare, Bebe Rexha dhe Ava Max, performuan hitet e tyre më të fundit.

Bebe dhe Ava ishin nominuar gjithashtu edhe për çmimin “bashkëpunimi më i mirë”. Në garën për të marrë këtë çmim iu është bashkuar edhe ylli tjetër shqiptar me famë botërore, Dua Lipa. Bebe Rexha është nominuar për bashkëpunimin e saj me David Guettan, “I’m good (Blue)”.

Sa i përket Ava-s, ajo është nominuar për bashkëpunimin me DJ Tiësto, “The Motto” ndërsa Dua Lipa për bashkëpunimin “Sweetest Pie” me Megan The Stallion. Kjo është hera e parë që tre shqiptare garojnë për të njëjtin çmim.

Të këshilluara

Pezullim nga Twitter për Kanye West

Kanye West ka njoftuar së fundmi mbështetjen e tij për Balenciaga-n pasi shtëpia e modës u kritikua për fushatën e saj reklamuese me fëmijë. Reperi më pas u pez...

09:41

Grabitet dhe dhunohet Rezart Veleshnja

Rezart Veleshnja ka rënë pre e një grabitje në mes të Tiranës. Burime bën me dije se përveç grabitjes, Rezarti edhe është dhunuar nga agresorët. Ngjarja ka n...

14:02

Elton John flet për Dua Lipa: E adhuroj

Elton John ka folur së fundmi për bashkëpunimin, 'Cold Heart' me Dua Lipa. "Unë e adhuroj atë. Ajo është jashtëzakonisht e talentuar. Absolutisht e shkëlqyer...

13:38

Artistët më të dëgjuar në Spotify

Spotify ka lëshuar Spotify Wrapped-in e tij vjetor, duke u dhënë dëgjuesve kudo që janë njohuri për shijen e tyre muzikore në vitin 2022. Përveç statistikave...

12:00

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI