Flash

6 dhjetori/ Berisha: Protestat në samite dhe takime ndërkombëtare janë normale

Lapsi.al 2 December 2022
6 dhjetori/ Berisha: Protestat në samite dhe takime ndërkombëtare

Kreu i PD, Sali Berisha ka dalë në konferencën e përjavshme për mediat, ku po flet për protestën e thirrur nga opozita më 6 dhjetor. Kujtojmë që në këtë ditë në Tiranë mbahet samiti mes BE dhe Ballkanit Perëndimor. Gjatë fjalës së tij Berisha tha se protestat në samite dhe takime ndërkombëtare, përveçse në vendet diktatoriale, në vendet e tjera janë gjëja më normale.

“Më 6 dhjetor, në Tiranë zhvillohet samiti i vendeve anëtare të BE me vendet e Ballkanit Perëndimor. Protestat në samite dhe takime ndërkombëtare, përveçse në vendet diktatoriale, janë gjëja më normale, janë pothuajse ligj. Kudo ku ka takime liderësh, ka protesta për kauzat. Qytetarët jo rrallë kanë kaluar në këto protesta edhe në mosbindje të thellë civile. Kjo ka ndodhur në Athinë, Xhenoa, Paris, Dublin, Uashington etj. Pak javë më parë, amerikanët protestuan në Nju Jork gjatë samitit të OKB. Në Bruksel u zhvilluan protesta pak muaj më parë kur mbahej samiti me Afrikën i BE. Askush nuk i pengoi, askush nuk i ofendoi si agjentë të Kremlinit siç bën Edi Rama, Belinda Balluku dhe Taulant Balla. Amerikanët protestojnë kur ka samite, francezët protestojnë kur ka samite, europiano-perëndimorët i qëllojnë me vezë dhe bojë kur ka samite. Por kjo nuk ndodh kurrë në Korenë e Veriut, në Kubë, Egjipt, Arabi Saudite apo gjetkë. Atje protestat janë të paligjshme dhe qytetarët nuk protestojnë dot. Në Moskë nuk lejohen protestat”-tha Berisha.

Të këshilluara

Vrau gruan shtatzënë, autori ende në arrati

Të mërkurën rreth orës 18:00 u vra një grua shtatzënë në oborrin e Klinikës Gjinekologjike në Prishtinë, ndërsa edhe pas 40 orëve i dyshuari, ish bashkëshorti i...

08:51

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI