Flash

Vulin emërohet drejtor i Agjencisë serbe të Zbulimit, BIA

Lapsi.al 1 December 2022
Vulin emërohet drejtor i Agjencisë serbe të Zbulimit, BIA

Ish-ministri i Brendshëm i Serbisë, Aleksandar Vulin, u emërua drejtor i Agjencisë serbe të Zbulimit, e njohur si BIA. Lajmin për këtë emërim e dhanë disa media në Serbi, përfshirë televizionin shtetëror - RTS, i cili tha se vendimi u mor nga Qevria e Serbisë. Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë dërgoi pyetje në Qeverinë e Serbisë në lidhje me emërimin e Vulinit, por nuk mori përgjigje.

Para Vulinit, në këtë post ishte Bratisllav Gashiç, tani ministër i Punëve të Brendshme të Serbisë. BIA është një shërbim civil i sigurisë kombëtare të Republikës së Serbisë. Ajo është përgjegjëse për mbrojtjen e sigurisë së këtij vendi dhe, ndër të tjera, për zbulimin dhe parandalimin e aktiviteteve që, siç thuhet, synojnë cenimin ose rrëzimin e rendit të vendosur me Kushtetutën e Republikës së Serbisë. Vulin, më herët, ka qenë edhe drejtor i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

Të këshilluara

Makina lëviz nga kriku, plagoset 40-vjeçari

Një 40-vjeçar mbeti i plagosur në fshatin Mbreshtan të Beratit. Ngjarja ka ndodhur në ambientet e një guroreje. Shtetasi L. N, banues në Kuçovë, dyshohet se duk...

17:30

Çfarë ndodh me motin në fundjavë

Për ditën e premte moti parashikohet fillimisht i vranët me intervale kthjellimesh të shkurtra. Reshjet e shiut parashikohen të dobëta përgjatë vijës bregdetare...

16:44

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI