Flash

Vrasja makabre e gruas shtatzënë, protestë në Prishtinë

Lapsi.al 1 December 2022
Vrasja makabre e gruas shtatzënë, protestë në Prishtinë

Rreth orës 16:00 u zhvillua një protestë në Kosovë lidhur me vrasjen makabre të një 35-vjeçareje shtatzënë në hyrje të spitalit.

Ndërkohë, protestuesit për këtë ngjare të rëndë kanë hedhur mjete zjarrvënëse pranë objektit kryesor të Qeverisë së Kosovës.

Aktivistja Neri Ferizi është arrestuar para pak minutash nga policë civilë që po e ndiqnin protestën. Nga ana tjetër babai i Sokol Halitit, burrit që po kërkohet për vrasjen e ish-gruas së tij, Hamide Magashit, është shprehur se është prekur nga krimi që e ka kryer djali i tij dhe se nuk e di ku është ai.

“Mirë nuk më ka ardhë për këtë rast hiç. Sikur me i pas ndodhë çikës teme, që i ka ndodhë asaj. Unë jam lodhë dhe jam mërzit. Nuk e di ku e kam djalin. Edhe jam i mërzitur, edhe jam i nervozuar”, tha ish-vjehrri i viktimës.

Gruaja e vrarë mbrëmë para repartit të Gjinekologjisë në Prishtinë pritej të lindte sot, sipas familjarëve të saj.

Të këshilluara

Makina lëviz nga kriku, plagoset 40-vjeçari

Një 40-vjeçar mbeti i plagosur në fshatin Mbreshtan të Beratit. Ngjarja ka ndodhur në ambientet e një guroreje. Shtetasi L. N, banues në Kuçovë, dyshohet se duk...

17:30

Çfarë ndodh me motin në fundjavë

Për ditën e premte moti parashikohet fillimisht i vranët me intervale kthjellimesh të shkurtra. Reshjet e shiut parashikohen të dobëta përgjatë vijës bregdetare...

16:44

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI