Flash

Talebanët ndalojnë transmetimet radiofonike të VOA-s dhe Evropës së Lirë në Afganistan

Lapsi.al 1 December 2022
Talebanët ndalojnë transmetimet radiofonike të VOA-s dhe

Autoritetet talebane kanë njoftuar ndalimin e transmetimeve radiofonike të Zërit të Amerikës dhe Radios Evropa e Lirë në Afganistan, duke përmendur si arsye ankesat që kanë marrë për përmbajtjen e programeve. Ndalimi do të zbatohet duke filluar nga 1 dhjetori, sipas një direktive të lëshuar nga ministria e Informacionit dhe Kulturës e talebanëve.

Zyrtarët talebanë nuk kanë dhënë detaje të mëtejshme në lidhje me ankesat e supozuara që ata thonë se kanë marrë rreth programeve që transmetojnë agjencitë e financuara nga SHBA-të.

Mbetet gjithashtu e paqartë nëse ky vendim do të zbatohet edhe për transmetuesit e tjerë ndërkombëtarë në Afganistan.

Në fillim të këtij viti, talebanët ndaluan gjithashtu transmetimet televizive në gjuhën dari dhe pashtu të Zërit të Amerikës, në kanalin privat ‘Tolo News’.

Programet radiofonike të Zërit të Amerikës në gjuhën dari dhe pashtu, të nisura për herë të parë në vitet 1980, arrijnë tek miliona dëgjues në të gjithë Afganistanin dhe respektohen gjerësisht si serioze e të besueshme.

Që nga marrja e pushtetit vitin e kaluar, talebanët kanë vendosur një sërë kufizimesh për mediat dhe gazetarët në Afganistan, përfshirë mbulimin e detyrueshëm të fytyrës nga gratë dhe vajzat.

Grupet që mbrojnë lirinë e shtypit kanë akuzuar talebanët për imponim të censurës së gjerë në media, ngacmim të gazetarëve dhe mohimin e të drejtave që lidhen me punën për gratë e vajzat.

Sipas njoftimeve me dhjetra kanale televizive private, stacione radiofonike e gazeta kanë ndërprerë veprimtarinë e tyre në Afganistan gjatë vitit të kaluar kryesisht për shkak të vështirësive ekonomike dhe kufizimeve që kanë vendosur talebanët. Qindra punonjës të medias janë larguar nga Afganistani nga frika e persekutimit taleban. /VOA

Të këshilluara

Vritet kreu i ISIS

Udhëheqësi i ISIS-it është vrarë gjatë një beteje në Lindjen e Mesme. Lajmin e bëjnë të ditur mediat e huaja, të cilat citojnë një zëdhënës të grupit ekstremist...

19:22

Pesë të vrarë nga sulmet ruse në Donetsk

Të paktën pesë civilë u vranë në sulmet ruse në rajonin Donetsk të Ukrainës lindore të martën, sipas një zyrtari ushtarak ukrainas. Në një deklaratë të mërku...

08:53

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI