Flash

Qeveria britanike zbardh bisedën Sunak-Rama

Lapsi.al 1 December 2022
Qeveria britanike zbardh bisedën Sunak-Rama

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Rishi Sunak ka zhvilluar një bisedë telefonike me kreun e qeverisë shqiptare, Edi Rama.

Lajmi bëhet i ditur nga faqja zyrtare e qeverisë britanike e cila shkruan se “Udhëheqësit mirëpritën partneritetin e ngushtë midis Mbretërisë së Bashkua dhe Shqipërisë dhe u angazhuan për forcimin e bashkëpunimit në tregti, investime dhe mbrojtje, duke përfshirë sigurinë kibernetike”.

Kryeministri britanik vlerësoi kontributin pozitiv të komunitetit shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar, por të dy liderët ranë dakord se duhet bërë më shumë për të trajtuar migracionin ilegal dhe për të luftuar së bashku krimin e organizuar.

“Ata diskutuan mbi planet për të shtuar bashkëpunimin për të adresuar sfidat e përbashkëta duke përfshirë edhe mbylljen e boshllëqëve që po ndalojnë kthimin e shpejtë të azil-kërkuesve të refuzuar.

Kryeministri Edi Rama dhe Kryeministri Rishi Suna mirëpresin të punojnë së bashku për t’i trajtuar këto çështje dhe të thellojnë marrëdhënien gjithëpërfshirëse mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë”, thuhet në njoftimin e qeverisë britanike.

Të këshilluara

Makina lëviz nga kriku, plagoset 40-vjeçari

Një 40-vjeçar mbeti i plagosur në fshatin Mbreshtan të Beratit. Ngjarja ka ndodhur në ambientet e një guroreje. Shtetasi L. N, banues në Kuçovë, dyshohet se duk...

17:30

Çfarë ndodh me motin në fundjavë

Për ditën e premte moti parashikohet fillimisht i vranët me intervale kthjellimesh të shkurtra. Reshjet e shiut parashikohen të dobëta përgjatë vijës bregdetare...

16:44

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI