Flash

OKB: 339 mln njerëz do kenë nevojë për ndihmë humanitare vitin e ardhshëm

Lapsi.al 1 December 2022
OKB: 339 mln njerëz do kenë nevojë për ndihmë

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka parashikuar se rreth 339 milionë njerëzish do të kenë nevojë për ndihmë humanitare vitin e ardhshëm. Zyra e OKB-së për Ndihmë Emergjence (OCHA) u ka kërkuar shteteve donuese rreth 51.5 miliardë dollarë. Kjo përfaqëson një rritje prej 25 për qind, në krahasim me fillimin e vitit 2022.

“Nevoja për ndihmë humanitare është shumë e lartë. Kjo pasi ngjarjet ekstreme të këtij viti do të lënë gjurmë më 2023”, ka thënë koordinatori i OKB-së, për ndihma, Martin Griffiths.

“Thatësirat dhe përmbytjet po bëjnë kërdi në Pakistan dhe Afrikë. Lufta në Ukrainë e ka kthyer një pjesë të Europës në fushëbetejë. Më shumë se 100 milionë njerëz janë të zhvendosur në gjithë botën. OCHA ka thënë se të paktën 22 milionë njerëz në 54 shtete po përballen me mungesa të mëdha ushqimore. 45 milionë njerëz në 37 shtete rrezikojnë të përballen me uri. Ndryshimet klimatike, nevojat shëndetësore dhe pabarazia gjinore janë duke e rënduar edhe më shumë situatën", ka thënë OKB.

Të këshilluara

Vritet kreu i ISIS

Udhëheqësi i ISIS-it është vrarë gjatë një beteje në Lindjen e Mesme. Lajmin e bëjnë të ditur mediat e huaja, të cilat citojnë një zëdhënës të grupit ekstremist...

19:22

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI