Flash

Lubonja: Rama i prekur nga simptoma e omnipotencës

Lapsi.al 1 December 2022
Lubonja: Rama i prekur nga simptoma e omnipotencës

Analisti Fatos Lubonja deklaroi se kryeministri Rama është një njeri i pakontrollueshëm dhe që mendon se është sipër pushtetit.

Lubonja shtoi se një nga simptomat kryesore të narcizmit malinj është omnipotenca, “unë jam mbi ligjin, mua nuk më kap ligji”, gjë që sipas tij është sëmundje.

Ai tha më tej se kur një kryeministër ka një sëmundje të tillë ai është një rrezik për të gjithë.

“E kupton çdo njeri që këtu kemi të bëjmë me një vullnet dhe një moment irracional se kur shkel ligjin gjithmonë është gjë racionale. Kur hynë herën e parë në resort thanë se i ishte marrë publikuar rëra dhe toka. Ta marrim këtë argumentin që u tha për hapësirën, po kur vjen selektiviteti tjetër në jug, kur ka këtë ndjeshmëri ky po ua jep gjithë bregun e jugut oligarkëve të vetë.

Edhe po të fyesh dikë dënohesh për fyerje, po kur ky njeriu ka këtë pushtet është i pakontrollueshëm, mendon se është lart pushtetit. Lexoni diagnozën e narcizmit malinj për të cilin kam shkruar, një nga simptomat kryesore është omnipotenca. Unë jam mbi ligjin, mua nuk më kap ligji, është sëmundje. Do thoni po e justifikon, është dhe nuk është justifikim është kryeministër me një sëmundje të tillë, është rrezik për të gjithë”, tha Lubonja në emisionin "Open".

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI