Flash

Kurti i prerë: Nuk pranojmë krijimin e asociacionit të komunave serbe

Lapsi.al 1 December 2022
Kurti i prerë: Nuk pranojmë krijimin e asociacionit të komunave

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, këmbëngul se Serbia nuk është e gatshme për një dialog konstruktiv që do të rezultonte në një marrëveshje gjithëpërfshirëse. Megjithatë, gjatë intervistës për mediat boshnjake, Kurti ritheksoi se Prishtina nuk do të pranojë krijimin e asociacionit te komunave serbe.

Sipas Kurtit, kjo do të ishte një “republika Sërpska” brenda Kosovës , ndaj është e papranueshme. “Kosova nuk do të lejojë një Republika Sërpska brenda saj dhe e dimë mjaft mirë se Serbia e do pikërisht këtë. Serbia do një shtet të saj brenda Kosovës. Qëllimi i beogradid është destruktiv, nuk do asgjë për serbët e Kosovës, vetëm do diçka kundër nesh. Serbia që thotë se Kosova është shtet fals dhe kërkon Asociacionin, nuk është serioz. Po ta donte Asociacionin do ta njihte së pari Kosovën. Ata duan Asociacionin që Kosova të bëhet jofunksionale”

Krijimi i asociacionit është kushti që i ka vendosur presidenti serb Aleksandër Vuçiç, Prishtinës, për kthimin e zyrtarëve serbë në institucionet shtetërore. Kryeministri Kurti u ndal edhe te propozimi “franko-gjerman”, i cili sipas tij është një bazë e mirë që të arrihet marrëveshja pranverën e ardhshme.

“Ka elemente të reja në atë propozim dhe është bazë e mirë për të vazhduar bisedimet tona në një nivel të ri. Duhet të shohim se si do të shkojnë takimet e reja, për ta ditur se ku jemi.Pranvera është një periudhë e mjaftueshme për të normalizuar përfundimisht marrëdhëniet, nëse kemi vullnetin e mirë.”

Beogradi zyrtar, disa ditë më parë, kishte deklaruar se data përfundimtare për marrëveshjen dypalëshe nuk është caktuar ende nga ndërkombetarët, duke thënë se keto ishin vetëm pretendimet e Kurtit.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI