Flash

Kim Kardashian hedh poshtë marrëveshjen me Balenciaga

Lapsi.al 1 December 2022
Kim Kardashian hedh poshtë marrëveshjen me Balenciaga

Kim Kardashian ka hedhur poshtë një marrëveshje të vitit 2023 me Balenciaga-n pasi njoftoi se po “rivlerësonte” partneritetin e saj me shtëpinë e modës pas skandalit të tyre të reklamave.

Sipas TMZ, marka iu afrua Kardashian me ofertën përpara se të dilnin imazhet e diskutueshme – por ajo e refuzoi marrëveshjen pak pasi filloi reagimi.

Ylli i “Kardashians”, 42 vjeç, hoqi gjithashtu veshjet e shumta të Balenciaga-s që po planifikonte të vishte në ngjarjet e ardhshme dhe tashmë ka kontaktuar me stilistë të tjerë.

Vendimi i Kardashian për të hequr dorë nga fushata erdhi disa ditë përpara se ajo të denonconte markën, duke thënë se ajo ishte “e tronditur nga imazhet shqetësuese”.

“Kam qenë e heshtur për ditët e fundit, jo sepse nuk kam qenë e neveritur dhe e indinjuar nga fushatat e fundit të Balenciaga-s, por sepse doja një mundësi për të folur me ekipin e tyre për të kuptuar vetë se si mund të kishte ndodhur kjo,” shkroi Kim Kradashian në rrjetet sociale.

“Si nënë e katër fëmijëve, jam tronditur nga imazhet shqetësuese. Siguria e fëmijëve duhet të mbahet me respektin më të lartë dhe çdo përpjekje për të normalizuar abuzimin e fëmijëve të çfarëdo lloji nuk duhet të ketë vend në shoqërinë tone”– thuhet më tej në deklaratën e saj.

Ylli i “Kardashians”, e cila ka pozuar për disa fushata të Balenciaga-s dhe ka ecur në shfaqjen e tyre në pasarelë, vazhdoi të thotë se po “rivlerësonte” marrëdhënien e saj me markën – të cilën me sa duket tani e ndërpreu përgjithmonë.

Pavarësisht se Kim mori reagiime që nuk e kritikoi më herët markën, burimet i thanë TMZ se themeluesja e Skims aktualisht nuk është nën një kontratë me shtëpinë e modës.

Shumë të famshëm të tjerë – përfshirë motrën e Kardashian Kylie Jenner – kanë folur gjithashtu kundër markës luksoze.

Të këshilluara

Elton John flet për Dua Lipa: E adhuroj

Elton John ka folur së fundmi për bashkëpunimin, 'Cold Heart' me Dua Lipa. "Unë e adhuroj atë. Ajo është jashtëzakonisht e talentuar. Absolutisht e shkëlqyer...

13:38

Artistët më të dëgjuar në Spotify

Spotify ka lëshuar Spotify Wrapped-in e tij vjetor, duke u dhënë dëgjuesve kudo që janë njohuri për shijen e tyre muzikore në vitin 2022. Përveç statistikave...

12:00

Jim Carrey largohet nga Twitter

Jim Carrey ka zbuluar së fundmi se do të largohet nga Twitter. Ai  ndau një karikaturë të re të animuar me ndjekësit e tij për të shënuar këtë rast. "Unë po ...

11:48

Hailey Bieber, pjesë e Forbes

Hailey Baldwin Bieber ka zënë një vend në listën e Forbes 30 Under 30. Krijuesja e kujdesit të lëkurës Rhode, e cila themeloi markën në 2020, i tha Forbes se...

13:28

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI