Flash

Kërkohej për drogë, arrestohet 50-vjeçari në Vlorë

Lapsi.al 1 December 2022
Kërkohej për drogë, arrestohet 50-vjeçari në

Arrestohet një 50-vjeçar nga Vlora, pasi ishte shpallur në kërkim nga policia për kultivim të lëndëve narkotike. Policia bën me dije se, Albert Brahimaj, i dënuar në vitin 2020 më dy vite burg për akuzën e kultivimit të lëndëve narkotike, është arrestuar ditën e sotme.

Njoftimi:

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, nga shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Vlorë, bazuar dhe në inteligjencën informative, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit:

Albert Brahimaj, 50 vjeç, banues në lagjen “15 Tetori”, Vlorë.

50-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë e ka dënuar me 2 vjet burgim, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur edhe 1 vit, 10 muaj e 16 ditë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Ky shtetas, në vitin 2020, ka kultivuar bimë narkotike kanabis, në një sipërfaqe toke të pyllëzuar, në fshatin Kotë, Selenicë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI