Flash

Denoncimi/ Fëmija 1 vjeç u sëmur me HIV tek QSUT-ja

Lapsi.al 1 December 2022
Denoncimi/ Fëmija 1 vjeç u sëmur me HIV tek QSUT-ja

Në Ditën Botërore të HIV një familje ka denoncuar se në Spitalin QSUT, është kontaminuar me HIV djali i tyre 1 vjeç.

Vogëlushi sipas familjarëve nuk është marrë në trajtim nga mjekët shqiptarë, që nuk i ka ndihmuar në këtë situatë. Por kanë gjetur zgjidhje në një vend fqinj, që për momemtin nuk duan ta bëjnë publike.

Familjarët shprehen të sigurt që kontaminimi i të miturit me virusin ka ndodhur pranë QSUT, pasi ata në analizat e kryera në laboratorët në Gjermani kanë rezultuar negativë.

Ngjarjen ato e cilësojnë tepër të rëndë dhe nënvizojnë se nuk kanë gjetur zgjidhje nga autoritetet shqiptare. Ata u shprehën për News 24 se nga kjo situatë u është shkatërruar jeta.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI