Flash

Del autopsia, ish-bashkëshorti e vrau me tre plumba gruan shtatzënë në Prishtinë

Lapsi.al 1 December 2022
Del autopsia, ish-bashkëshorti e vrau me tre plumba gruan

Është bërë publike autopsia e 35-vjeçares Hamide Magashi, që u vra nga ish-bashkëshorti në ambientet e spitalit në Prishtinë. Mediat kosovare bëjnë me dije se gjatë autopsisë së trupit të viktimës janë gjetur tre plumba një në kokë dhe dy në gjoks. Trupi i pajetë i 35-vjeçares do t'u kthehet familjarëve për ceremoninë e varrimit.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme rreth orës 18:00. Sokol Halili vrau ish-bashkëshorten Hamide Magashin 35 vjeçe, e cila ishte në ditët e fundit të shtatzënisë.

Çifti ishte martuar këtë vit, por pas problemeve të shumta mes njëri-tjetrit ishin ndarë pesë muaj më parë. Konfliktet e tyre kishin qenë të vazhdueshme. Gruaja ishte pajisur edhe me urdhër mbrojtjeje. Halili është ende në kërkim nga policia pasi u arratis pas momentit të krimit.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI