Flash

'Akuzat për Taulant Balla?'/ Rama: I ruhem gjysmë të vërtetave, vetëm faktet

Lapsi.al 1 December 2022
'Akuzat për Taulant Balla?'/ Rama: I ruhem gjysmë të

Kryeministri Edi Rama u pyet nga gazetarët edhe për akuzat ndaj kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla se ka kontaktuar me eksponentë të krimit në Elbasan dhe se ka qenë në një periudhë kohe në përgjim. Rama tha se nuk merret me spekulime. Ai shtoi se e vërteta bazohet në fakte.

“Si mund të ketë një të vërtetë përveç asaj që bazohet në fakte. Unë i besoj fakteve. Nuk merrem me llafe, thashatheme, spekulime dhe i ruhem gjysmë të vërtetave se ato janë edhe gënjeshtrat më të mëdha. Nëse ka fakte, është detyra e akuzuesve që të sjellin fakte, që nga koha e Romës kështu ka qenë. Për të marrë nëpërgojë, zhgërryer e baltosur emra njerëzish, për ta paraqitur këtë vend si të zhgërryer, ka plot që e bëjnë, por jo unë”-tha Rama.

Të këshilluara

H&M së shpejti në Tiranë

Kompania Suedeze e modës H&M po përgatit hapjen e dyqanit të saj të parë në Shqipëri, gjatë pranverës së vitit 2023. Hapja e shumëpritur do të inaugurojë...

11:19

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI