Flash

U vra nga ish-burri me të dashurin, 37-vjeçarja shqiptare përcillet në banesën e fundit

Lapsi.al 30 November 2022
U vra nga ish-burri me të dashurin, 37-vjeçarja shqiptare

Është përcjellë për në banesën e fundit 37-vjeçarja shqiptare Vera Myrtaj, e cila u vra në Itali, bashkë me partnerin e saj Flonino Merkuri. Vrasja e tyre u krye nga ish-bashkëshorti Viron Karabollaj, në shtëpinë e saj në Spinea të vendit fqinj.

Mes lotësh, familjarët dhe miqtë i kanë dhënë lamtumirën e fundit të resë fatkeqe, ndërsa sipas mediave italiane, lutjet janë bërë në gjuhën shqipe.

Mbi varr u vendosën kurora, dedikime dhe një fotografi e Verës, ku mbishkrimi ishte: “Mendja kujton atë që zemra nuk harron”. Në varreza ka mbërritur edhe kryetarja e bashkisë së Spinea, Martina Vesnaver, për të bërë homazhe për viktimën e krimit të tmerrshëm.

“Nuk mund të mos ishim atje. Duhet bërë gjithçka që kjo ngjarje të mos përsëritet”, thanë disa nga fqinjët e Verës.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi rreth dy javë më parë, ku ish-bashkëshorti i saj u fut në banesën e Verës, duke lënë të vdekur atë dhe partnerin e saj 23-vjeçar, po nga Shqipëria. Autori, 41-vjeç, më pas u gjet i vetëvrarë nga policia. Dyshohet se shkak i krimit të rëndë ishte fakti që ish-burri nuk pranonte lidhjen e re që Vera kishte krijuar.

Të këshilluara

5 raste të reja me Covid në Shqipëri

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 5 raste të reja me koronavirus nga 99 testime të kryera. Fatmirësisht asnjë qytetar nuk e ka humbur jetën si...

18:15

Arrestohet në Holandë shoku i Dumanit

Një 35-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar në kuadër të operacionit ‘Golden Bullet’ është arrestuar nga policia holandeze. Eljo Bitri u kap në Leiden, Hola...

16:44

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI