Flash

Tirana drejt tkurrjes, numri i lindjeve ra me 9% në nëntë muaj

Lapsi.al 30 November 2022
Tirana drejt tkurrjes, numri i lindjeve ra me 9% në nëntë muaj

Tranzicioni i fortë demografik me rënie të lindjeve dhe me emigracion të lartë nuk po kursen as kryeqytetin. Të dhënat e fundit të INSTAT tregojnë se në 9 mujorin 2022 në qarkun e Tiranës lindën 6,306 bebe. Kjo shënon një rënie me 9 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë vitit 2021. Ky numër lindjesh në Tiranë është me i ulëti së paku që nga viti 2011 që kur nisën të raportohen të dhënat e lindjeve sipas qarqeve.

Në rang kombëtar numri i lindjeve është futur në trend rënës që në vitet e para të tranzicionit. Nga mbi 82 mijë lindje në vitin 1990 ka patur rreth 27 mijë në vitin 2021. Por ndryshe nga qarqet e tjera, kryeqyteti ka njohur rritje të numrit të lindjeve. Kjo për shkak të migrimit të brendshëm të popullsisë nga qarqet drejt qendrës dhe krijimi i familjeve të reja prej studentëve në Tiranë duke mos u kthyer në rrethe.

Rënia e numrit të lindjeve në qarkun e Tiranës vjen në tendencë të kundërt me shifrat e popullsisë. Të paktën për kryeqytetin ato po vijnë në rritje vit pas viti edhe pse me ritme më të ulëta.

Sipas të dhënave të INSTAT, popullsia e qarkut të Tiranës arriti në 1 janar 2022 në 919, 511 persona, 7032 më shumë se në janar 2021 me zgjerim 0.8%. Popullsia e Tiranës është rritur përkatësisht e 16-17 mijë banorë të rinj në vit.

GRAFIKU: Tirana drejt tkurrjes, numri i lindjeve ra me 9% në 9-mujor

Në vitin 2017 Tirana u rrit u shtua me 19.4 mijë banorë të rinj dhe në vitin 2019 kjo shtesë i kaloi të 21 mijë persona. Por në tre vitet 2018 dhe 2020 dhe 2021 shtesa e popullsisë shënoi një ngadalësim të ndjeshëm.

Sipas Anketës se Emigracionit Popullsia e Qarkut të Tiranës është pakësuar me 13.7%. Kjo do të thotë 102 mijë persona më pak gjatë 2011-2019. Nga këto 77 mijë persona kanë migruar të grupuar në familje. Anketa ka zbuluar se Tirana ka emigracionin më të lartë të njësive familjare krahasuar me qarqet e tjera. Gjatë periudhës, 10.3% e familjeve të qarkut të Tiranës kanë emigruar. Gjithashtu popullsia e Tiranës është në presionin e rënies së lindjeve.

Edhe pse popullsia e kryeqytetit ka frenuar ritmet e rritjes, oferta për banesa është rritur nga flukset e mëdha të ndërtimit në vitet e fundit. Kjo ecuri teorikisht duhet të ushtronte presion në uljen e çmimeve të banesave, por në realitet po ndodh krejt e kundërta. Sipas indeksit të Bankës së Shqipërisë çmimet e banesave në Tiranë janë rritur me 40 për qind vetëm në 6-mujorin e parë të vitit 2022.

Rritja e shpejtë e çmimeve të banesave në Tiranë e ka bërë kryeqytetin jo atraktiv për çiftet e reja.

Agjencitë e pasurive të patundshme pohuan se çiftet e reja nuk po investojnë në Tiranë për të krijuar familje. Ata preferojnë të rrinë më qira, deri sa të përgatisin infrastrukturën për të emigruar.

Investimet në ndërtimin e banesave në Tiranë, por rriten me shpejtësi, për të gjitha llojet, rezidenca, hotele dhe qendra tregtare, por ndërkohë çmimet kanë arritur mbi 1000 euro për metër katror edhe ne periferi./MONITOR

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI