Flash

Plas në PS, Braçe akuza Ballës: Urdhëroi votim kundër blegtorëve. Padituri, ligësi dhe smirë (VIDEO)

Lapsi.al 30 November 2022
Plas në PS, Braçe akuza Ballës: Urdhëroi votim kundër

Deputeti Socialist Erion Braçe ka akuzuar kreun e grupit të PS-së, Taulant Balla, se ka urdhëruar bllokimin e amendamentit që mbron bujkun në raport me tregtarin.

Ai shprehet se Balla ka urdhëruar edhe votën kundër një ndihme të vogël dhe konkrete për blegtorët. Ish-zëvendëskryeministri ironizoi Ballën duke theksuar se qëndrimi i tij paska ardhur pasi ka zbuluar se është kundër qeverisë dhe Partisë Socialiste. Ai e cilëson urdhrin e Ballës për të votuar kundër, një akt që reflekton padituri, ligësi dhe smirë.

"Ne ligj, sot, ne kemi afat vec per te MBROJTUR TREGTARET, marredheniet mes tyre, asgje per bujkun ne raport me tregtarin.

PREJ QERSHORIT, PROPOZIMI LIGJOR QE KAM BERE ESHTE BLLOKUAR; 5 JAVE ME PARE, PROPOZIMI ISHTE NE KALENDAR PER TU DISKUTUAR NE KOMISIONE E SEANCE PLENARE; POR PERSERI U BLLOKUA, NE MENYRE TE PALIGJSHME, JASHTE CDO PROCEDURE PARLAMENTARE, NGA KRYETARI I GRUPIT PARLAMENTAR TE PARTISE SOCIALISTE!", shkruan Braçe.

Në fund ai ngre një pyetje se çfarë duhet të bëjë një deputet për të mbrojtur punëtorët e sektorit të bujqësisë? Ai shton se duhet thjesht të kërkojë një punë tjetër.

Të këshilluara

Arrestohet në Holandë shoku i Dumanit

Një 35-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar në kuadër të operacionit ‘Golden Bullet’ është arrestuar nga policia holandeze. Eljo Bitri u kap në Leiden, Hola...

16:44

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI