Flash

Afrimi me Izraelin, pragmatizëm diplomatik apo politikë personale e Ramës?

Vizita e ministrit të Jashtëm izraelit në Tiranë dhe intensifikimi i kontakteve politike mes dy vendeve po forcojnë marrëdhëniet e Shqipërisë me Izraelin, në një kohë kur lufta në Gaza ka rritur kritikat ndërkombëtare ndaj qeverisë së Benjamin Netanyahut. Ekspertët e politikës së jashtme e shohin këtë afrim si një mundësi për bashkëpunim ekonomik dhe strategjik, por ngrenë pikëpyetje mbi përfitimet konkrete për Shqipërinë dhe rolin personal të kryeministrit Edi Rama.

20:15

Nga 2007-2021 shpenzimet e familjeve me arsim të lartë janë rritur me 4.1%

Lapsi.al 30 November 2022
Nga 2007-2021 shpenzimet e familjeve me arsim të lartë janë

Nga viti 2007 më 2021 shpenzimet mujore të familjeve shqiptare me arsim të lartë janë rritur me ritme shumë të ulëta në krahasim me familjet që kanë një nivel më të ulët arsimor.

Në vitin 2021 një familje me arsim të lartë dhe pas universitar kishte shpenzime mesatare mujore 109,208 lekë, nga 104,877 lekë në vitin 2007 me një rritje vetëm 4.1%. Të dhënat zbulohen në anketën e INSTAT për shpenzimet mujore të familjeve në “Anketën e Buxhetit të Familjeve.

Rritjen më të madhe të shpenzimeve mujore e kishin familjet me arsim 8-9 vjeçar me rreth 24% për periudhën në fjalë. Në vitin 2021 një familje me arsim fillor shpenzoi mesatarisht në një muaj 75,109 lekë, nga 60.501 lekë në vitin 2007.

Më tej rritjen më të lartë të shpenzimeve mujore sipas nivelit arsimor të kryefamiljarit e kishin ato me arsim të mesëm profesional. Shpenzimet mujore në këtë grup familjesh u zgjeruan me 14.8% përgjatë 14 viteve.

Siç shihet shpenzimet mujore në familjet shqiptare kanë pësuar një rritje mjaft të lehtë në 15 vitet, të ndikuara nga pagat e ulëta të cilat kanë mbetur në vendnumëro. Ecuria e shpenzimeve të familjeve në dy dekadat e fundit tregon se ekonomia e vendit ka mbetur në kurthin e produktivitet duke mos gjeneruar punë më vlerë të lartë.

Ambienti me paga të ulëta dhe mungesë produktiviteti është bërë shkak për një rikthim me intensitet të lartë të emigracionit sidomos në grupet e reja të popullsisë.

Një familje me arsim të lartë në vitin 2021 shpenzoi 45 për qind më shumë se një familje me arsim 8/9 vjeçar. Por tregu i punës aktualisht gjeneron më shumë mundësi për punonjësit me nivel të ulët arsimi se sa ato me nivel të lartë./ Monitor

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Vendi ynë do të përfshihet nga vranësirat e shpeshta të cilat më të dukshme do të jenë në zonat Jugore dhe Lindore. Sipas Meteoalb, pritet që vranësirat të pëso...

07:15

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI