Flash

Jennifer Lopez flet për periudhën e ndarjes nga Ben Affleck

Lapsi.al 30 November 2022
Jennifer Lopez  flet për periudhën e ndarjes nga Ben Affleck

Rruga drejt martesës së Jennifer Lopez dhe Ben Affleck nuk ishte e lehtë.

Në një intervistë të re me Apple Music 1, këngëtarja reflektoi mbi romancën e saj të rindezur me aktorin e "Deep Water" dhe kujtoi dhimbjen që ndjeu pasi i dhanë fund fejesës së tyre të parë në 2004.

"Ishte kaq e dhimbshme pasi u ndamë," i tha Lopez prezantueses Zane Lowe. “Anulimi i fejesës 20 vjet më parë, ishte thyerja më e madhe e zemrës sime. Sinqerisht u ndjeva sikur do të vdisja.”

Ajo vazhdoi, "Më dërgoi në një spirale për 18 vitet e ardhshme, ku thjesht nuk mund të bëja asgjë  siç duhet. Por tani, 20 vjet më vonë, ajo ka një fund të lumtur. Ka fundin  "nuk do të ndodhte kurrë në Hollywood".

Lopez njoftoi gjithashtu se do të publikojë një album të ri të quajtur “This Is Me… Now”. “Më kapi në këtë moment kur u ribashkova me dashurinë e jetës sime dhe vendosëm që do të ishim bashkë përgjithmonë”, shpjegoi Jennifer. “I gjithë mesazhi i albumit është, ‘Kjo dashuri ekziston. Kjo është një dashuri e vërtetë.. Unë dua ta përhap këtë mesazh në botë.”

Në prill të vitit 2021, Page Six publikoi lajmin se Lopez dhe Affleck ishin bashkë pas ndarjes nga Alex Rodriguez. Dyshja u fejuan një vit më vonë dhe  u martuan në korrik 2022 në Las Vegas./Lapsi.al

Të këshilluara

Koncerti i Dua Lipës theu rekord në Tiranë

Këngëtarja e njohur, Dua Lipa “elektrizoi” skenën e madhe mbrëmë në sheshin Skënderbej. Në koncertin e saj ishin të pranishëm mijëra fansa të saj. Edhe pse end...

18:11

Rikthehet Tuna dhe Cozman

Vetëm lajmi se Tuna dhe Cozman do të bashkëpunoni sërish pas kaq shumë vitesh bëri bujë të madhe. Burime për “Prive” bënë me dije se Tuna dhe Cozman janë në dis...

15:58

Kanye West flet për skandalin e Balenciaga-s

Kanye West ka folur së  fundmi për polemikat rreth fushatës së fundit reklamuese të Balenciagas, e cila paraqet fëmijë që modelojnë çanta në formë ariu pelushi ...

12:12

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

INVESTIGIMI/ Ku u strehua për 3 muaj Ergys Agasi

I akuzuari kyç i aferës së AKSHI, Ergys Agasi qëndroi për tetë muaj në arrati në një godinë në Shkozet të Durrësit, nën mbrojtjen e një organizate kriminale. Edhe pse informacionet për vendodhjen e tij nuk munguan, u desh një rotacion në krye të Policisë së Shtetit për të bërë të mundur arrestimin.

13:35

Me sytë katër

PAPARAZZI