Flash

Hailey Bieber hedh poshtë supozimet për shtatëzani

Lapsi.al 30 November 2022
Hailey Bieber hedh poshtë supozimet për shtatëzani

Në fillim të këtij viti, Hailey Bieber pësoi një “mini goditje” dhe ndau lajmin me ndjekësit për të përhapur ndërgjegjësim rreth mpiksjes së gjakut tek gratë e reja.

Tani, Bieber po na jep një tjetër përditësim për shëndetin e saj, por këtë herë ajo po flet për një kist ovarian me “madhësinë e një molle”.

Modelja pozoi para pasqyrës duke e ndarë më pas në Instagram, ku krahas imazhit shkruante:

“Kam një kist në vezore sa një mollë. Unë nuk kam endometriozë ose PCOS (sindroma e vezores policistike) por kam marrë një kist ovarian disa herë dhe nuk është shaka.”

Ajo hodhi poshtë edhe thashethemet që kanë qarkulluar prej kohësh për një shtatzëni të mundshme, duke shtuar se “nuk është një fëmijë”, përpara se të përshkruante efektet anësore që vijnë së bashku me kistat ovariane.

“Është e dhimbshme dhe shpesh më përzihet, ndjehem e fryrë,”-ka shkruar ajo.”Gjithsesi… Jam e sigurt që shumë prej jush mund të më kuptojnë më shumë. Ne mund t’ja dalim.”

(Ju bëjmë me dije se kistet ovariale janë të zakonshme në të gjitha gratë të cilat kanë aktivitet menstrual. Zakonisht këta formacione eleminohen automatikisht pa mjekime. Një kist mund të bëhet problematik kur persiston, zmadhohet dhe bëhet i dhimbshëm.)

Në maj, Hailey Bieber u shfaq në dhomën e urgjencës si rezultat i një mpiksje gjaku në trurin e saj.

“Të enjten në mëngjes isha ulur me bashkëshortin tim kur fillova të kisha simptoma si goditje në tru dhe u dërgova në spital”, tha ajo në Instagram Story në atë kohë.

“Ata zbuluan se kisha pësuar një mpiksje gjaku shumë të vogël në tru, gjë që shkaktoi një mungesë të vogël oksigjeni, por trupi im e kishte kaluar vetë dhe u shërova plotësisht brenda pak orësh. Edhe pse ky ishte padyshim një nga momentet më të frikshme.”

Të këshilluara

Koncerti i Dua Lipës theu rekord në Tiranë

Këngëtarja e njohur, Dua Lipa “elektrizoi” skenën e madhe mbrëmë në sheshin Skënderbej. Në koncertin e saj ishin të pranishëm mijëra fansa të saj. Edhe pse end...

18:11

Rikthehet Tuna dhe Cozman

Vetëm lajmi se Tuna dhe Cozman do të bashkëpunoni sërish pas kaq shumë vitesh bëri bujë të madhe. Burime për “Prive” bënë me dije se Tuna dhe Cozman janë në dis...

15:58

Kanye West flet për skandalin e Balenciaga-s

Kanye West ka folur së  fundmi për polemikat rreth fushatës së fundit reklamuese të Balenciagas, e cila paraqet fëmijë që modelojnë çanta në formë ariu pelushi ...

12:12

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

INVESTIGIMI/ Ku u strehua për 3 muaj Ergys Agasi

I akuzuari kyç i aferës së AKSHI, Ergys Agasi qëndroi për tetë muaj në arrati në një godinë në Shkozet të Durrësit, nën mbrojtjen e një organizate kriminale. Edhe pse informacionet për vendodhjen e tij nuk munguan, u desh një rotacion në krye të Policisë së Shtetit për të bërë të mundur arrestimin.

13:35

Me sytë katër

PAPARAZZI