Flash

Finalizohet divorci i Kim Kardashian dhe Kanye West

Lapsi.al 30 November 2022
Finalizohet divorci i Kim Kardashian dhe Kanye West

Kim Kardashian dhe Kanye West finalizuan divorcin e tyre të hënën.

Themeluesja e Skims, dhe CEO i Yeezy,  do të kenë kujdestari të përbashkët për katër fëmijët e tyre; North, Saint, Chicago, dhe Psalm, sipas dokumenteve gjyqësore të marra nga Page Six .

Megjithatë, burime të afërta me Kardashian i thanë TMZ se Kanye do të vazhdojë të ketë fëmijët 80 për qind të rasteve  Marrëveshja thekson gjithashtu se reperi i "Gold Digger" do të duhet t'i paguajë ish-bashkëshortes së tij 200,000 dollarë në muaj si mbështetje për fëmijët.

Ai është gjithashtu përgjegjës për 50 për qind të shpenzimeve arsimore të fëmijëve siç janë; shkollimi i tyre  dhe shpenzimet e sigurisë. Nëse Kardashian dhe West kanë ndonjëherë një mosmarrëveshje në lidhje me ndonjë nga katër fëmijët e tyre, atyre u kërkohet të marrin pjesë në ndërmjetësim. Por, nëse njëra palë nuk merr pjesë në ndërmjetësimin, pala pjesëmarrëse bëhet vendimmarrëse.  Për më tepër, pasuritë e pronave u ndanë në përputhje me marrëveshjen paramartesore të ish-çiftit. Kim bëri kërkesë për divorc në shkurt  2021 pas shtatë vitesh martesë. /Lapsi.al

Lexo Edhe:https://lapsi.al/2022/11/07/kim-kardashian-ben-paqe-me-kanye-west/

Të këshilluara

Koncerti i Dua Lipës theu rekord në Tiranë

Këngëtarja e njohur, Dua Lipa “elektrizoi” skenën e madhe mbrëmë në sheshin Skënderbej. Në koncertin e saj ishin të pranishëm mijëra fansa të saj. Edhe pse end...

18:11

Rikthehet Tuna dhe Cozman

Vetëm lajmi se Tuna dhe Cozman do të bashkëpunoni sërish pas kaq shumë vitesh bëri bujë të madhe. Burime për “Prive” bënë me dije se Tuna dhe Cozman janë në dis...

15:58

Kanye West flet për skandalin e Balenciaga-s

Kanye West ka folur së  fundmi për polemikat rreth fushatës së fundit reklamuese të Balenciagas, e cila paraqet fëmijë që modelojnë çanta në formë ariu pelushi ...

12:12

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI