Flash

Elon Musk nis betejën kundër Apple

Lapsi.al 30 November 2022
Elon Musk nis betejën kundër Apple

Elon Musk thotë se ka nisur  një “betejë për të ardhmen e qytetërimit” kundër Apple dhe Tim Cook.

Komentet e Musk erdhën pasi ai pretendoi se Apple kishte kërcënuar se do ta mbante Twitter jashtë App Store. Ai u ankua se Apple mund t'i ndalonte njerëzit të shkarkonin aplikacionin dhe se kishte tërhequr shpenzimet e saj për reklama mes frikës për të ardhmen e platformës.

Por ai këmbënguli se lufta e tij me kompaninë e Tim Cook kishte të bënte me më shumë sesa thjesht të ardhura nga Twitter. Në vend të kësaj, CEO i Tesla tha se është "një betejë për të ardhmen e qytetërimit". “Nëse liria e fjalës humbet edhe në Amerikë, tirania është gjithçka që ka përpara”, shkroi ai në Twitter.

Ankesat e Musk kundër Apple filluan të hënën, kur ai filloi të postonte në Twitter për kompaninë dhe politikat e saj të App Store. Twitter duhet të veprojë në përputhje me ato politika ose të hiqet nga App Store, gjë që do t'i bënte të gjithë përdoruesit e iPhone të paaftë për të shkarkuar aplikacionin.

“Apple kryesisht ka ndaluar reklamat në Twitter. A e urrejnë fjalën e lirë në Amerikë?” shkruhej në postim. “Kompania duhet të publikojë të gjitha veprimet e censurës që ka ndërmarrë që prekin klientët e saj”. Miliarderi i ofroi gjithashtu ndjekësve të tij në Twitter një sondazh për të komunikuar nëse ata ishin dakord. Rregullat e Apple e lejojnë atë të heqë aplikacionet që përfshijnë përmbajtje problematike .  Por Cook ka shprehur publikisht se e njëjta gjë nuk do të ndodh me Twitter./Lapsi.al

Marrë nga: Independent

Të këshilluara

Funksioni i ri i WhatsApp

WhatsApp më në fund do t'i lejojë njerëzit të flasin me dikë që nuk mundën kurrë më parë: veten e tyre. Në disa platforma, mesazhet për veten janë një mënyrë...

12:42

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI