Flash

Dy të arrestuar pas vrasjes së shqiptarit në Gjermani

Lapsi.al 30 November 2022
Dy të arrestuar pas vrasjes së shqiptarit në Gjermani

Policia gjermane ka vënë në pranga dy persona për vrasjen e 42-vjeçarit shqiptar në Krefeld. Arrestimi i tyre është bërë pasditen e të martës, 29 nëntor.

Aktualisht po përcaktohet nëse ata kanë lidhje me vrasjen e shqiptarit. 

Arrestimet u kryen si pjesë e një operacioni kontrolli në një qendër droge në Krefeld që ishte planifikuar tashmë për atë ditë.

Një zëdhënëse e policisë konfirmoi: "Kishte dy arrestime në Theaterplatz, një për shkak të një njoftimi më të vjetër në kërkim. Po hetohet nëse të dy personat kanë lidhje me vrasjen”.

Ndaj të arrestuarit të dytë nuk kishte asgjë, por hetuesit fillimisht nuk kanë dashur të thonë se përse është ndaluar.

Ndërkohë, autopsia e trupit ka konfirmuar shkakun e vdekjes.

Sipas prokurorit të lartë publik Axel Stahl, “viktima vdiq nga një goditje në kokë.”

Arma e vrasjes nuk është gjetur dhe një kontroll i kryer dje nuk dha rezultat.

Një makinë Peugeot, e cila u gjet jo shumë larg vendit të krimit në Garnstrasse, rezultoi pas kontrollit se nuk ishte në listën e kërkimit. Po vijon sigurimi i provave në automjet.

Të shtënat fatale u regjistruan rreth orës 19:50 të së hënës në mbrëmje. Dy persona mësohet se e kanë qëlluar katër herë shqiptarin dhe dy plumba e kanë goditur në pjesën e pasme të kokës.

Shqiptari ishte i njohur për policinë për vepra të ndryshme (drogë, vjedhje). Viktima, e cila jetonte në Gjermani që nga viti 2018, ishte narkoman.

Ai nuk kishte apartament, por qëndroi kryesisht në Krefeld.

Kryeprokurori publik Axel Stahl tha: “Sipas statusit aktual të hetimit, mund të përjashtohet se 42-vjeçari ka qenë një viktimë e rastësishme.”

Motivi i veprës së përgjakshme është i paqartë.

"Ne po hetojmë në të gjitha drejtimet" tha Stahl.

Siç mësoi BILD, dy autorët mesa duket kanë ardhur në Garnstrasse me një Peugeot blu me targë Wesel (WES).

Aty parkuan makinën, duke pritur viktimën e tyre. Kur erdhi shqiptari, ata dolën dhe ecën rreth 30 metra drejt tij. Më pas e qëlluan.

Pas krimit, autorët janë larguar në këmbë dhe kërkimet fillestare kanë rezultuar të pasuksesshme.

Të këshilluara

5 raste të reja me Covid në Shqipëri

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 5 raste të reja me koronavirus nga 99 testime të kryera. Fatmirësisht asnjë qytetar nuk e ka humbur jetën si...

18:15

Arrestohet në Holandë shoku i Dumanit

Një 35-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar në kuadër të operacionit ‘Golden Bullet’ është arrestuar nga policia holandeze. Eljo Bitri u kap në Leiden, Hola...

16:44

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI