Flash

Billie Eilish zbulon nëse do të jetë në "Euphoria"

Lapsi.al 30 November 2022
Billie Eilish zbulon nëse do të jetë në "Euphoria"

Billie Eilish ka reaguar së fundmi ndaj aludimeve se do të marrë pjesë në sezonin e ri të "Euphoria".

"Do doja të isha në sezonin e tretë. Por kjo nuk është e vërtetë", u shpreh ajo për Vanity Fair. Megjithatë , Billie u shpreh e hapur ndaj idesë." 'Euphoria' është super."

Ndërsa ideja që Billie të hyjë në botën e Jules, Cassie  dhe Lexi mund të duket pak e largët, nuk është e pamundur. Nuk do të ishte hera e parë që këngëtarja bashkëpunon me dramën HBO.

Në janar 2021, Billie dhe Rosalía u bashkuan për këngën "Lo Vas a Olvidar". Ajo  u shfaq në kolonën zanore për sezonin e parë të dramës. Kënga u përdor në episodin special "Pjesa 2: Jules", i cili u përqëndrua në një seancë terapie Jules gjatë pushimeve të Krishtlindjeve.

Sa i përket aludimeve, shumica prej tyre duket se e kanë origjinën nga një llogari e rreme në Twitter që imiton burimin e lajmeve, Pop Crave. Faqja  postoi në Twitter më 27 gusht; "Billie Eilish do jetë në sezonin 3 #Euphoria si interesi i dashurisë së Nate Jacobs”. Sezoni i tretë i serialit pritet të shfaqet premierë në HBO në fund të 2023./Lapsi.al

Lexo Edhe:https://lapsi.al/2022/11/29/billie-eilish-flet-per-lidhjen-me-jesse-rutherford-jam-me-fat/

Të këshilluara

Hailey Bieber, pjesë e Forbes

Hailey Baldwin Bieber ka zënë një vend në listën e Forbes 30 Under 30. Krijuesja e kujdesit të lëkurës Rhode, e cila themeloi markën në 2020, i tha Forbes se...

13:28

'Wednesday', seriali më i parë në Netflix

Netflix ka zbuluar së fundmi se 'Wednesday' është seriali më i shikuar në platformë. Shfaqja fitoi nderin pasi regjistroi gjithsej 341.2 milionë orë të shikuara...

12:35

Koncerti i Dua Lipës theu rekord në Tiranë

Këngëtarja e njohur, Dua Lipa “elektrizoi” skenën e madhe mbrëmë në sheshin Skënderbej. Në koncertin e saj ishin të pranishëm mijëra fansa të saj. Edhe pse end...

18:11

Rikthehet Tuna dhe Cozman

Vetëm lajmi se Tuna dhe Cozman do të bashkëpunoni sërish pas kaq shumë vitesh bëri bujë të madhe. Burime për “Prive” bënë me dije se Tuna dhe Cozman janë në dis...

15:58

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

INVESTIGIMI/ Ku u strehua për 3 muaj Ergys Agasi

I akuzuari kyç i aferës së AKSHI, Ergys Agasi qëndroi për tetë muaj në arrati në një godinë në Shkozet të Durrësit, nën mbrojtjen e një organizate kriminale. Edhe pse informacionet për vendodhjen e tij nuk munguan, u desh një rotacion në krye të Policisë së Shtetit për të bërë të mundur arrestimin.

13:35

Me sytë katër

PAPARAZZI