Flash

Zyrtare/ Bordi ul sërish çmimin e naftës dhe benzinës

Lapsi.al 29 November 2022
Zyrtare/ Bordi ul sërish çmimin e naftës dhe benzinës

Bordi i Transparencës në datë 29 Nëntor 2022 ka ndryshuar çmimet zyrtare të karburanteve nga ato të përcaktuara në mbledhjen e fundit. Në bazë të vendimit çmimi i naftës është ulur me 5 lekë ndërsa ai i benzinës me 3 lekë. Gazi i lëngshëm për automjete nuk ndryshon. Me 6 lekë është ulur edhe çmimi i gazoilit për peshkim.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil (naftës) i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 206 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 194 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 191 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 179 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 71 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 59 lekë/litër për automjetet.

Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 112 lekë/litër.

Çmimet zyrtare të caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 30Nëntor, ora 12.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes. /LAPSI.al

LEXO EDHE: Nafta bie në bursa/ Bordi shqiptar “harron” të mblidhet

Të këshilluara

Aksident me vdekje në Korçë

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Korçës. Burime nga policia thanë se, një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në fshatin Drithas. M...

18:19

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI