Flash

Will Smith, i shqetësuar për filmin e ri: Uroj mos të ndikoj Oscars

Lapsi.al 29 November 2022
Will Smith, i shqetësuar për filmin e ri: Uroj mos të ndikoj

Will Smith ka folur së fundmi për filmin e tij të ri. Në një intervistë për Fox, ai u shpreh se është i shqetësuar se  veprimet e tij në Oscars do penalizojnë krijuesit e tjerë që punuan në  'Emancipation'.

"Unë e kuptoj plotësisht nëse dikush nuk është gati të më shoh. E respektoj vendimin e tij " i tha Smith McCarthy në një klip të intervistës. "Shqetësimi im më i thellë është ekipi im. Regjisori Antoine Fuqua ka bërë atë që mendoj se është puna më e madhe e gjithë karrierës së tij. Shpresa ime më e thellë është që veprimet e mia të mos penalizojnë ekipin tim".

"Në këtë pikë, kjo është ajo për të cilën po punoj, kjo është ajo për të cilën shpresoj," vazhdoi aktori. "Shpresoj që materiali, fuqia e filmit, kohëzgjatja e historisë, shpresoj që e mira që mund të bëhet do të hapë zemrat e njerëzve në minimum për të parë, njohur dhe mbështetur artistët e jashtëzakonshëm e  këtij filmi”.

Will shtoi se luajtja e Piterit, njeriu që ikën nga gjuetarët e skllevërve shërbeu si "një nga proceset më rraskapitëse dhe transformuese të gjithë karrierës sime".“Filmi erdhi në jetën time në një kohë që unë e kërkoja ”, rrëfeu ai. "Dhe kam mësuar shumë gjëra nga Pjetri dhekam ndryshuar absolutisht në këtë përballje shpirtërore me këtë njeri të madh."

Emancipation është frymëzuar nga "fotot e vitit 1863 të 'Whipped Peter', të marra gjatë një ekzaminimi mjekësor të Ushtrisë së Unionit. Ato u shfaqën për herë të parë në Harper's Weekly", thuhet në një përmbledhje të filmit./Lapsi.al

Të këshilluara

Balenciaga vijon të përballet me skandale

Stilistja e Balenciaga-s, Lotta Volkova, dhe Instagrami i saj janë bërë objekt diskutimi së fundmi. Balenciaga po përballet me reagime të ashpra për fushat...

18:28

Përse Mariah Carey i dashuron Krishtlindjet

Mariah Carey pranon se fiksimi i saj me Krishtlindjet rrjedh nga fëmijëria e saj e vështirë. “Kur rritesh me një jetë të çrregullt dhe më pas je në gjendje të ...

14:08

Jennifer Lopez, së shpejti një album të ri

Jennifer Lopez ka zbuluar së fundmi se do të publikojë një album të ri. Njoftimi vjen në përvjetorin e 20-të të  "This Is Me... Then" të vitit 2002. “Ky albu...

13:01

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI