Flash

U rrëmbye nga dadoja kur ishte fëmijë/ Gjen familjen pas 51 vitesh

Lapsi.al 29 November 2022
U rrëmbye nga dadoja kur ishte fëmijë/ Gjen familjen pas 51

Lajmi për një histori të pabesueshme me fund të lumtur vjen nga SHBA. Melissa Highsmith u rrëmbye nga dadoja në Fort Worth kur ishte vetëm 1 vjeçe. Pas 51 vitesh, gruaja më në fund ka gjetur prindërit, vëllezërit dhe motrat e saj. Pamjet e takimit u publikuan në profilet në Facebook të familjarëve të Melisës. Ata nuk kishin reshtur kurrë së kërkuari për të në gjithë këto vite.

“Ne menduam se nuk do ta shihnim më kurrë”, - thanë ata. Ishte viti 1971 kur nëna beqare e Melisës kishte vendosur një njoftim në gazetë për një dado që mund të kujdesej për vajzën e saj kur ajo ishte në punë. Kur gruaja që i ishte përgjigjur njoftimit u shfaq në shtëpi, nëna e Melisës nuk ndodhej në banesë. Ishte shoqja e saj e dhomës ajo që ia dorëzoi vajzën e vogël kujdestares së fëmijës. Por ajo u zhduk pa lënë gjurmë. Familja nuk hoqi dorë kurrë nga shpresa për ta gjetur Melisën. Ajo organizonte një festë çdo vit në ditëlindjen e saj.

Pika e kthesës erdhi në shtator të këtij viti. Familja Highsmith mori një mesazh anonim që i informonte se gruaja ishte në Charleston. Ajo ndodhej më shumë se 2000 kilometra nga vendi ku u rrëmbye. Ishte testi i ADN-së dhe testet e tjera që konfirmuan identitetin e Melissa. Familja e saj ishte në gjendje ta përqafonte sërish pas 51 vitesh shumë të gjata. Megjithatë, dadoja mbetet ende një mister se ku ndodhet. ©LAPSI.al

Usa, l'incredibile storia di Melissa Highsmith: rapita dalla babysitter quando aveva un anno, ritrova la famiglia dopo 51 anni

Usa, l'incredibile storia di Melissa Highsmith: rapita dalla babysitter quando aveva un anno, ritrova la famiglia dopo 51 anni

Usa, l'incredibile storia di Melissa Highsmith: rapita dalla babysitter quando aveva un anno, ritrova la famiglia dopo 51 anni

Usa, l'incredibile storia di Melissa Highsmith: rapita dalla babysitter quando aveva un anno, ritrova la famiglia dopo 51 anni

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI