Flash

Zvërneci shitet për 306 mijë euro

Kontrata e shitjes së aksioneve zbulon se kompania që zotëron lejen e zhvillimit për resortin luksoz në bregdetin e Vlorës ndryshoi pronarë përmes një marrëveshjeje offshore mes Holandës dhe Katarit.

14:42

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43

“Lista e bardhë” e Britanisë/ Plani: Azilkërkuesit nga vendet e sigurta dëbohen

Lapsi.al 29 November 2022
“Lista e bardhë” e Britanisë/ Plani: Azilkërkuesit

Të gjithë azilkërkuesit nga vendet që konsiderohen të sigurta nga Ministria e Brendshme do të gjurmohen shpejt për t’u larguar si pjesë e planeve për të luftuar krizën e emigrantëve në Kanal, ka mësuar The Times. Suella Braverman, sekretarja e brendshme e Britanisë, po kërkon të ringjallë një listë të vendeve të përcaktuara “të sigurta”. Kjo pasi ka vendosur se kërkesat për azil nga qytetarë të këtyre vendeve do të konsiderohen të pabaza. Kërkuesit e refuzuar nuk do të kenë të drejtë të apelojnë.

Lista do të përfshijë Shqipërinë, kombësinë që ka llogaritur numrin më të madh të varkave të vogla përgjatë Kanalit këtë vit. Kujtojmë se më shumë se 12,000 nga 43,000 persona që kanë mbërritur në Britani ishin shqiptarë.

The Times mëson se Home Office po kërkon të imitojë një politikë të kryer nga qeveria e re Laburiste në fillim të viteve 2000. Aty trajtoheshin kërkesat e azilkërkuesve nga vendet e ashtuquajtura “lista e bardhë” brenda dhjetë ditësh.

Emigrantët që mbërrijnë me varka të vogla që janë nga vendet në listë do të ndalohen në vendin e përpunimit të Manston në Kent. Kërkesat e tyre për azil do të përshpejtohen.

Javën e ardhshme Braverman pritet të udhëtojë në Francën veriore për të takuar ministrat e brendshëm nga grupi i kombeve Calais, i cili përfshin Francën, Belgjikën dhe Holandën. Ata do të diskutojnë bashkëpunimin e mëtejshëm në trajtimin e kontrabandës së njerëzve.

Kërkesat për azil nga vendet në “listën e bardhë” do të supozohen si “qartësisht të pabazuara” nga zyrtarët e Home Office. Përveç nëse një individ ofron prova të kundërta. Qasja e re do t’i mundësonte Home Office t’i përpunojë këto kërkesa për azil dukshëm më shpejt. Po ashtu azilkërkuesit do të pajisen me një certifikatë që shpjegon se nuk do të kenë të drejtë ankese.

Procesi i apelimit për pretenduesit nga vendet “të sigurta” u shtrëngua sipas Aktit të Kombësisë dhe Kufijve këtë vit. Kërkesat për azil do të shqyrtoheshin vetëm nëse ata pretendonin se ishin persekutuar nga shteti, nga bandat ose grupet terroriste.

“Lista e bardhë” aktuale, e cila nuk është përdorur vitet e fundit për shkak të sfidave ligjore kundër përdorimit të saj, përfshin të gjitha vendet e BE-së plus Shqipërinë, Maqedoninë, Moldavinë, Bosnjë dhe Hercegovinën, Serbinë, Malin e Zi, Indinë, Mongolinë, Afrikën e Jugut, Koreja dhe disa vende të Amerikës së Jugut.

Një listë e dytë e “përcaktimit të pjesshëm” deklaron disa vende të sigurta për burrat, por jo gratë dhe fëmijët. Këto përfshihet: Gana, Nigeria, Gambia, Kenia, Liberia, Malavi, Mali dhe Sierra Leone.

Një tjetër opsion që kuptohet se është në shqyrtim është ndalimi i të gjithë azilkërkuesve meshkuj. Kjo duke përfshirë ata nga vende në të dyja listat. Po ashtu edhe trajtimi i kërkesave të tyre si “qartësisht të pabaza". Po mendohet lejimi i kërkesave nga gratë dhe fëmijët nga ato vende që po kërkojnë të përparojnë si normale.

Megjithatë, Home Office mund të hasë ende pengesa ligjore. Masa u konsiderua nga Priti Patel kur ajo ishte sekretare e Brendshme. Ajo nuk u ndërmor për shkak të frikës se nuk do të përputhej me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Politika gjithashtu do të dështonte të parandalonte atë që ministrat e kanë përshkruar si një “abuzim” në rritje i legjislacionit modern të skllavërisë.

Ndërkohë, Ministria e Brendshme ka injoruar paralajmërimet për shpërthimin e sëmundjeve infektive. Kjo sidomos në qendrën e përpunimit të azilit Manston në Kent. Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar ka konfirmuar 50 raste të difterisë në mesin e migrantëve.

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43