Flash

Rikthehet Tuna dhe Cozman

Lapsi.al 29 November 2022
Rikthehet Tuna dhe Cozman

Vetëm lajmi se Tuna dhe Cozman do të bashkëpunoni sërish pas kaq shumë vitesh bëri bujë të madhe. Burime për “Prive” bënë me dije se Tuna dhe Cozman janë në diskutime për të sjellë një duet së bashku.

“Tuna dhe Cozman, pjesën personale nuk e kanë në mes. Ata janë pajtuar prej kohësh që të bashkojnë forcat, megjithatë puna ende nuk ka nisur”- thuhet më tej nga emisioni.

Në lidhje me këtë së fundmi ka reaguar Tuna.

Krahas një fotoje të publikuar në Instagramin e saj, këngëtarja shkruan: A kanë ujë ato burime(të shoqëruar me disa emoji duke qeshur).

Duke iu referuar qartë “burimeve” të “Prive-së” të cilat bënë me dije këtë lajm. Ndonëse nuk e mohoi këtë bashkëpunim që përflitet.

“Njerëzit ndahen, bashkohen, ndahen, bashkohen prapë…, jeta vazhdon”, kështu shprehej Tuna disa vite më parë gjatë një intervistë të zhvilluar pas ndarjes së bujshme me Cozman.

Përveç historisë së tyre shumë të komentuar të dashurisë, që mori fund disa vite më parë, dyshja sollën disa hite për publikun vite më parë.

Këngë si “Fenix” apo “Holla”, u patën mjaft sukses, por që pasi Tuna dhe Cozman i dhanë fund lidhjes romantike, ata nuk sollën asnjë projekt tjetër muzikor së bashku.

Të këshilluara

Kanye West flet për skandalin e Balenciaga-s

Kanye West ka folur së  fundmi për polemikat rreth fushatës së fundit reklamuese të Balenciagas, e cila paraqet fëmijë që modelojnë çanta në formë ariu pelushi ...

12:12

Balenciaga vijon të përballet me skandale

Stilistja e Balenciaga-s, Lotta Volkova, dhe Instagrami i saj janë bërë objekt diskutimi së fundmi. Balenciaga po përballet me reagime të ashpra për fushat...

18:28

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI